Forbes

Cilat reforma e bënë jopopullor z. Kryeministër?

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 21:19

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një intervistë të dhënë për revistën “Forbes”. Është një ndër ato prezantime mediatike që i shërbejnë të intervistuarit, më shumë sesa hedhin dritë mbi problematika të ndryshme. Kush lexon intervistën krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një auto-profilizim në formën e një interviste që i shërben dhe kërkon audiencë “të ngritur”. 

Po vjen Macron, Trump i Europës

Postuar në 27 Shtator, 2020 14:42

Tensionet në Mesdheun Lindor kanë sjellë përfitime të mëdha për Francën e Emmanuel Macron. Revista “Forbes” raporton se situata e krijuar me Turqinë në Egje ka krijuar kushtet që Parisi të shndërrojë politikën e vet antiturke në rajon, në një biznes fitimprurës.

98 miliarderë rusë me pasuri më të madhe se të gjithë rusët

Postuar në 07 Mars, 2019 15:11

98 miliarderë rusë kanë një pasuri më të madhe sesa kursimet bankare të të gjithë rusëve të marrë bashkë. Revista “Forbes” ka përcjellë të dhënat në fjalë që vënë në dukje shkallën e pabarazisë esktreme dhe polarizues ku ka hyrë Rusia e Vladimir Putinit.

Këta milarderë kanë së bashku 421 miliardë dollarë kurse depozita bankare e të gjithë rusëve shkon në 420.7 miliardë dollarë.

Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve

Postuar në 07 Mars, 2018 14:26

Më shumë se 2.000 miliarderë renditen në listën e më të pasurve në botë sipas revistës Forbes. Vlera totale e pasurisë arrin shifrën tronditëse të 9.1 trilion USD, duke u rritur me 18% nga renditja e vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë, vazhdon të zgjerohet jashtëzakonisht hendeku mes të pasurve dhe të varfërve. Është karakteristike se 20 njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri me vlerë 1. 2 trillionë dollarë, një shumë ekuivalente me GDP-në vjetore të Meksikës.

Kryeson listën e më të pasurve të botës

Postuar në 02 Mars, 2016 09:15

Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi  listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë.

Raporti i Forbes: Shqipëria si Ruanda për të bërit biznes

Postuar në 02 Janar, 2016 13:13

Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Vendi ynë renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.

Subscribe to RSS - Forbes