Ndërron jetë Ian Murdock, një nga pionerët e sistemit operativ “Linux”

Postuar në 01 Janar, 2016 14:33

Ka ndërruar jetë në moshën 42 vjeçare, Ian Murdock, një pioner i sistemit operativ “Linux”. Murdock njihet si themelues në vitin 1993, i “Debian Linux”, një nga versionet e para dhe më të suksessshme të sistemeve të hapura operative. “Kjo është një humbje tragjike për familjen, për komunitetin e “Docker” dhe për botën e madhe të burimeve të hapura”, tha Ben Goulb, CEO i “Docker”, kompania softuerike ku punonte së fundmi Murdock. Kompania nuk e ka bërë të njohur shkakun e vdekjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.