Financat nuk përmbushin detyrimet e strategjisë. Ligji për buxhetin miratohet vitin tjetër

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 13:34

Në zbatim të strategjisë “Për menaxhimin e Financave publike 2014-2020”, Ministria e Financave detyrohej të çonte për miratim në Kuvend brenda këtij viti Ligjin ri Organik të Buxhetit dhe dokumentin e rregullit fiskal shih linkun (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Raportimet/Strategjia_per_Mena...).
Por teksa viti po mbyllet projektligjet nuk janë dorëzuar në Kuvend. Burimet nga Ministria e Financave pohojnë se përsa i përket Ligjit Organik të Buxhetit, brenda fundit të vitit 2015 është parashikuar përfundimi dhe paraqitja për mendim e draftit përfundimtar të tij.
Ndërsa rregulli fiskal, i cili do të përcaktohej në Ligjin Organik të Buxhetit më të cilin do të synohet si detyrim ligjor çuarja e borxhit publik në 56.7% të PBB-së në vitin 2020.
Deri në vitin 2009, kur Shqipëria kishte një program me FMN-në, kuadri makroekonomik negociohej me këtë të fundit dhe prirej për të qenë i matur. PBB-ja faktike dhe mbledhja e të ardhurave tejkaloi parashikimet dhe borxhi në raport me PBB-në u ul gradualisht. Kur programi me FMN-në përfundoi, ky kufizim disiplinues ndaj politikës fiskale u eliminua. Një kombinim i presioneve politike dhe ndikimeve të krizës financiare çoi në rritje të PBB-së dhe të ardhurave në nivele substancialisht më të ulëta sesa ato të planifikuara ndërkohë që, deficiti dhe borxhit publik u rritën, tej kufirit të lejuar në ligjin organik prej 6)%. Një pjesë e borxhit publik mori formën e detyrimeve të fshehura të prapambetura: fatura për punën e kryer, por të padorëzuara në Thesar, pasi sipërmarrësit ishin të njoftuar se nuk kishte fonde në dispozicion për likuidimin e tyre.
Kur këto pagesa të fshehura të prapambetura u bënë të dukshme, tavani ligjërisht i detyrueshëm i raportit të borxhit ndaj PBB-së prej 60 për qind u shfuqizua me një shumicë të thjeshtë në Parlament. Sipas programit të ri me FMN-në, Qeveria u angazhua për uljen e borxhit publik nga 72 për qind të PBB-së në fund të vitit 2014 në 69% deri në fund të programit me FMN-në në vitin 2016 dhe nën 60 për qind deri në 2019.
Për të siguruar që disiplina fiskale të ruhet pas përfundimit të programit me FMN-në, dhe që objektivat afatmesme të borxhit për vitin 2019, por edhe më pas të arrihen, Qeveria do të hartojë legjislacionin dhe do të zbatojë një rregull fiskal. Rregulli fiskal do të mbështetet nga një proces i përforcuar i planifikimit dhe buxhetimit. (Reformat e proceseve të planifikimit dhe buxhetimit do të diskutohen në seksionin e ardhshëm). Ashtu si programi me FMN-në, rregulli fiskal do të synojë të ulë raportin e borxhit / PBB-në dhe do të krijojë mekanizma të rreptë, gjithsesi fleksibël, të cilat do të sigurojnë se tepricat/deficitet e buxheteve vjetore, në kohë, do të evoluojnë në mënyrë të tillë që borxhi të ulet në një nivel të qëndrueshëm.

"Monitor"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.