“Arrestimi” i të korruptuarve, mënyra vendoset në janar

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 21:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sqaruar disi skenarin e protestave të muajit janar që siç ka thënë ai do të jenë të forta. Në një prononcim për televizionin “Ora News”, Basha tha se nuk përjashtohet bllokimi i institucioneve. “Për të shmangur një shpërthim anarkik është vullneti im që të bazohem në përvojat më të çmuara të shoqërive, të individëve të lirë, kulturës perëndimore demokratike, për të kompensuar mungesën e shtetit ligjor, mungesën e transparencës, presionin e jashtëzakonshëm mbi mediat e lira duke i dhënë qytetarëve një mundësi që të konstatojnë dhe të veprojmë brenda suazës ligjore dhe institucionale duke ushtruar dhe të drejtën e tyre për të arrestuar në kuptimin figurativ dhe ligjor të fjalës korrupsionin dhe të korruptuarit. Për format dhe mënyrat mendoj se janari do ta tregojë”,tha Basha. Ai ka shtuar se opozita do të jetë pjesë e komisionit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të rikonfirmuar se opozita “nuk është e interesuar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor”.

Comments

Submitted by LULAQ LULUQI (not verified) on

U mbars mali dhe polli nje mi,
Dhe na e quajten Luli,
Ky Luliu, si djale miu,
E dinte veten si Saliu,
Qe nga kali, Ra, dhe iku,
Si i thone,
Ra nga fiku,
Dhe Luliu, shpejt e shpejt,
N'shale te Sales,
Zuri vend,
Dhe filloi te bertase,
Si Saliu, qe t'i ngjase,
Por nga zeri,
S'i afrohej,
Bubullimes qe largohej,
Zeri i pjerdhur,
Po i dilte, me gjithe
Vezet qe perpinte,
Ne mitingje,
Populli s'vinte,
Mbeti vetem ky,
Luliu, bashke me, gropen ,
Qe e perpiu, dhe,
Na qante, nate e dite,
N'ambasada t'uj trokite,
T'uj anku per qeverine,
Qe nuk pyeste me Luline,
Me gjithe baben,
Saline, qe eshte kethyer,
N'origjine, vec me sha e
T'uj mallku, qeverine me
Akuzu, per ato, qe vet Ai,
Kishte ngaterru.
( fund i pjeses se pare)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.