Rishikim për herë të tretë i buxhetit?

Postuar në 26 Dhjetor, 2015 17:41

Të ardhurat në buxhet mbeten problem për qeverinë. Vizion Plus raporton se është në proces rishikimi i tretë i buxhetit 2015, për shkak të mosrealizimit në mbledhjen e të ardhurave edhe për muajin nëntor. “Qeveria po shkon drejt rishikimit te buxhetit te 2015. Edhe pse statistikat për muajin nëntor nuk kane dale, te dhënat flasin per nje mosrealizim te te ardhurave, fakt ky, i cili duket se është shtrire edhe ne muajin qe po mbyllim”, informon VP? Rishikimi i planit të të ardhurave është bërë disa herë gjatë këtij viti, por ndonëse objektivat janë rishikuar disa herë, ato nuk janë realizuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.