Brokaj në mbrojtje të Shyqyri Çokut dhe kundër dekorimit të Berishës

Postuar në 26 Dhjetor, 2015 10:07

Sabit Brokaj, ish-deputet i Partisë Socialiste në vitin 1991 del në mbrojtje të Shyqyri Çokut dhe kundër dekorimit të Sali Berishës nga presidenti Nishani. Në një intervistë për gazetën “Shqip” ai e konsideron qesharak qëndrimin e mbajtur nga Partia Socialiste për heqjen e dekoratës Shyqyri Çokut, pasi të gjitha akuzat sipas tij janë të mbështetura në deklarata individësh të caktuar.

“Nuk e kuptoj pse duhet të merren me Shyqyri Çokun se ai paska bërë disa gjëra, ku përballë tij të marrësh një rrëfim politik të një njeriu që jeton në Amerikë. Duhet të merret principi dhe jo  të nisemi nga deklarata “e pashë unë që e qëlloi njërin me shkop” dhe kështu të turremi të gjithë pas tij. Kjo për mua është qesharake. Po të  jetë për këtë, faktin sesa janë torturuar, pse të mos shikojmë se ato që po torturohen në Guantanamo dhe Irak. E ritheksoj faktin që që këta gjykojnë tani që X individ mori një dekorata se tortutoi dikë dhe faktin që përqëndrohet e gjithë politika prej 1 muaji duke u marrë me Çokun kuptohet me çfarë kotësie politike jeton Shqipëria””-thekson Brokaj.

Sipas ish-ministrit socialist të Mbrojtjes tërheqja e dekoratave të veteranëve do të thotë të mos mbrosh epokën për të cilën ata kanë sakrifikuar.

”Këta nuk arrijnë të kuptojnë dhe të bëjnë një gjë, pikërisht që të ndërtojnë të ardhmen saqë merren me luftën ballisto-partizan. Dhe më e bukura është që tani duan të tërë të jenë ballistë dhe që Partia Socialiste vrapon t’i dënojë ata. Është normale që s’ka pse i mbron, por në një kuptim këtu mbrohet epoka”-shprehet Brokaj. Ai është kundër dekorimit të ish-kryeministrit Berisha, të cilin e akuzon për tradhëti kombëtare

 “Nuk ka gjë më skandaloze se të dekorosh Berishën e për më tepër me të gjitha ato vlerësime që i bëri presidenti I vendit, Bujar Nishani. Si mundet të dekorosh autorin e vitit 1997? Si mundet të dekorosh vrasësin e ngjarjes së 21 Janarit që mbajti vrasësit e Gardës së Republikës dhe nuk ia dorëzonte Prokurorisë? Si mund të dekorosh një person që bëri realisht tradhëti më shumë se Ahmet Zogu, ku mbi 300 kilometër katrorë e mori e ia dha Greqisë?. Këtu dekorohet Saliu, një kryekriminel që për 25 vite e njollosi vendin, e kriminalizoi atë dhe politikanët merren me Çokun”-thekson Brokaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.