Kritikat e Selamit, Basha: “Nuk kam asnjë minutë kohë për debate që nuk foksuohen tek e keqja e madhe”

Postuar në 27 Nëntor, 2015 16:40

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike ka përsëritur sot përmes një interviste për ABC NEWS kërkesën e tij për një qeveri teknike dhe kalimin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Basha ka folur edhe për një depresion të madh ekonomik e psikologjik në shoqëri, si pasojë e qeverisjes, për kurimin e të cilit Basha tha se “PD-ja ka një ofertë solide”. Lidhur me kritikat brenda PD-së, posaçërisht nga Eduart Selami, kreu i PD-së bëri këtë koment: “Çdokush ka mundësinë të shprehet dhe të japë kontributin e vet konstruktiv. Këtu është detyra ime. Pjesa tjetër mund të jetë detyra e juaja, e gazetarëve. Unë nuk mund të shpenzoj asnjë sekondë dhe asnjë pikë energjie timen apo të PD-së në një debat i cili nuk fokusohet tek e keqja e madhe në vend, që është korrupsioni, krimi i ngritur në sistem, hajdutëria masive dhe mizerja ekonomike që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”

http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/64015

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.