Drejt bashkimit apo ndarjes së muslimanëve shqiptarë

Postuar në 22 Nëntor, 2015 12:41

Aktet terroriste në Paris rihapën debatin në Shqipëri mbi rolin e Komunitetit Musliman Shqiptar në konfigurimin e rrymave të ndryshme të besimit islam që veprojnë në Shqipëri. Ata që janë kundër autoritetit zyrtar kanë filluar të flasin hapur pse kundërshtojnë juridiksionin e Komunitetit Musliman Shqiptar dhe pse veprojnë sipas një autoriteti të vetëshpallur si në rastin e xhamisë së Fushë-Mzezit apo Unazës së re.

Imami Armand Aliu që njihet edhe si mëkëmbësi i Genci Ballës në xhaminë e Unazës së re është shprehur në një intervistë për televizionin Klan se Komuniteti Musliman është kapur nga rryma Gyleniste, (përkrahës të Fetullah Gylenit)' kundërshtarit politik të krahut Erdogan në Turqi.

"Eshte zaptuar nga lëvizja Gylen që është një organizatë e cilësuar si terroriste sot. Në atë institucion drejtuesit i kanë përzier ccështjet e besimit me lloj lloj idesh të sekteve të devijuara nga islami"-shprehet imami Aramand Aliu. http://tvklan.al/imami-i-unazes-se-re-nuk-bashkohemi-me-komunitetin-mysl... I të njëjtit mendim është edhe studiuesi Olsi Jazexhiu, i cili në emisionin Top Shoë të datës 17 nëntor pati një qasje të ngjashme me imamin e xhamisë së Unazës së Re. "Kur bie regjimi kemi dy faza të islamit. Faza e parë për mendimin tim është nga viti '91 deri në 98- ën, firmat piramidale, grushtin e shtetit, ardhjen e Nanos. Në këtë kohë kemi periudhën e vehabizimit të islamit. Ccfarë ndodh? Kemi këta pleqtë Sabri Koccin me kompani që ishin pa lekë dhe nuk dinin shumë nga feja. 

Në atë kohë amerikanët ishin aleatë me arëbët, u sollën shumë fondacione arabe që prodhuan hoxhallarët që dominojnë sot shumicën e xhamive në Shqipëri që janë vehabistë dhe nuk kanë lidhje fare me traditën hanefite që SHIK-u nëpërmjet amerikanëve do të imponojë nëpërmjet këtyre zotërinjve që kanë ardhur tani. Pastaj nga 98 deri në 2004 që kulmon me vrasjen e Sali Tivarit kemi periudhën e tranzicionit ku sulmohet Komuniteti Musliman, largohen nga aty arabofonët dhe vjen grupi i Fetullah Gylenit që mundohen të imponojnë një islam të versionit turk" https://m.youtube.com/watch?v=E4PK1HUlyt0 (min 10).

Parashtrimi që bën Jazexhiu evidenton rolin e amerikanëve në rrugën që ka ndjekur Komuniteti Mulsiman gjatë këtyre viteve si një faktor me ndikim të madh në ngritjen dhe transformimin e këtij institucioni. Bllokimin e investimeve Gyleniste në Shqipëri e kërkoi edhe vetë presidenti turk Erdogan gjatë vizitës në Tiranë, ku preu shiritin për ndërtimin e xhamisë së madhe dhe inaguroi restaurimin e një tjetër xhamie. Por përfaqësues të Komunitetit Musliman janë shprehur se ata punojnë për ruajtjen e islamit të traditës dhe se shteti shqiptar ka përgjegjësi në moskontrollin e financimeve që vijnënnga jashtë.

Comments

Submitted by Merushja (not verified) on

Arritem edhe ne diten kur nje terrorist nga Unaza e Re dhe nje agjent me rezidence ne Kanada te japin mend per islamin shqiptar hahahah

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.