99% i vdekur xhihadisti Xhon pas bombardimeve amerikane në Raka

Postuar në 13 Nëntor, 2015 10:43

Rrjetet televizive amerikane, FOX NEWS, ABC dhe BBC britanike transmetuan lajmin se "kasapi" i Shtetit Islamik i njohur ndryshe si xhihadisti Xhon ka mbetur i vdekur pas një sulmi të ushtrisë amerikane në Raka të Sirisë. Mediat i referohen burimeve ushtarake amerikanë që thonë se e kishin pikasur të riun teksa po hipte në makinën e tij pasi kishte dalë nga një ndërtesë. Pentagoni është i bindur në suksesin e sulmit ajror dhe po konfirmon informacionet për vdekjen edhe të udhëheqësit të Shtetit Islamik Muhamed Emuazi. Xihadisti Xhon ishte vënë në shënjestër të ushtrisë amerikane pas akteve makabre të prerjes së kokave të pengjeve perëndimore, Stiven Sotlof, Xheims Foley, Deivid Heins dhe Alan Hening. Megjithatë Pentagoni është i rezervuar për ta konfirmuar zyrtarisht lajmin pasi edhe një vit më parë pretendoi një gjë të tillë. Xhihadisti Xhon iu bashkua Shtetit Islamik në rrethana që po shqyrtohen nga agjencitë britanike dhe amerikane të inteligjencës, që kanë kaluar në sitë aktivitetin e tij gjatë studimeve për shkenca kompjuterike në Britani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.