i vdekur

99% i vdekur xhihadisti Xhon pas bombardimeve amerikane në Raka

Postuar në 13 Nëntor, 2015 10:43

Rrjetet televizive amerikane, FOX NEWS, ABC dhe BBC britanike transmetuan lajmin se "kasapi" i Shtetit Islamik i njohur ndryshe si xhihadisti Xhon ka mbetur i vdekur pas një sulmi të ushtrisë amerikane në Raka të Sirisë. Mediat i referohen burimeve ushtarake amerikanë që thonë se e kishin pikasur të riun teksa po hipte në makinën e tij pasi kishte dalë nga një ndërtesë. Pentagoni është i bindur në suksesin e sulmit ajror dhe po konfirmon informacionet për vdekjen edhe të udhëheqësit të Shtetit Islamik Muhamed Emuazi.

Subscribe to RSS - i vdekur