Një koncesion që nuk i mbarojnë kostot, Kryeministri: “Tarifa e skanimit në dogana për fasonët do të paguhet nga shteti”

Postuar në 11 Nëntor, 2015 17:24

Falimentimi i praktikave shtetërore të konçesionimit me gjasë nuk ka precedentë gjëkundi tjetër. Konçesioni i skanimit në dogana, një skandal i turpshëm, për të cilin kjo qeveri ul sytë e bën sikur nuk kupton, pa zhvilluar hetimin tatimor, po prodhon kosto të reja. Kështu, vërtet kontrata në tërësi u ul me 100 milionë dollarë, por qeveria që sot bën sikur nuk ka çgfarë të bëjë, arriti të rishikonte kontratën sërish pas problemeve që pati me pagesat e dyfishta të subjekteve. E këtë ndërhyrje e bëri pa asnjë kundërshtim të konçesionarit, i cili u merr shqiptarëve(biznesit) 22 euro për çdo kalim. Sot, kryeministri ka zbardhur edhe sihariqin e radhës kur ka bërë të ditur se do të jenë shqiptarët, përmes buxhetit të tyre, që do të paguajnë kosto të reja për këtë konçesion. “Me buxhetin e ri ne do të mbrojmë të gjithë manifakturën nga fatura e skanimit në dogana, të cilën do ta paguajë shteti për të vazhduar eksportet dhe për të vazhduar që manifaktura të rritet sepse ka një potencial shumë të madh. Shumë njerëz e marrin si një punë të një kategorië të ulët, po në fakt ajo që shohim ne është krijimi i një cikli të mbyllur”, tha sot kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në një sipërmarrje fasoni në Tiranë. Pra kusuret e Ridvan Bodes, e ca më tepër të Shkëlqim Canit, do t’i paguajmë të gjithë. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=312821#tab

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.