Ambasadori Gjerman: Autostrada Krrabë-Elbasan, një çmenduri

Postuar në 05 Nëntor, 2015 14:39

Në një konferencë rreth Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, deklaroi sot se projektet infrastrukturore që Shqipëria do t’i paraqesë partnerëve europianë në kuadër të këtij procesi, duhet të jenë sa më racionalë. Nuk duhet të ketë projekte për rrugë që s’të çojnë askund apo që janë shumë të avancuara për momentin, theksoi ai, duke sjellë shembullin e segmentit Krrabë-Elbasan, që e quajti një çmenduri për kushtet aktuale të Shqipërisë.

“Kur udhëtoj në këtë segment”, tha ai, “ shoh shumë pak makina që lëvizin në 2 tunelet dhe 4 korsitë e tij – mund të ishte bërë me një tunel dhe 2 korsi, dhe me paratë e kursyera, mund të ishte mbaruar me kohë edhe segmenti TEG-Krrabë, që është një ferr i vërtetë.” Më tej, ai shtoi se 1 tunel e 2 korsi të tjera mund të shoheshin ndoshta pas 20 vjetësh.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nuk e di ca testesh perdor zoteria po ajo rruge dhe tunel me duket shume me i nevojshem se i Kalimashit mua.

Submitted by ca thu!!! (not verified) on

Keshtu eshte kur ambasadoret ne shqiperi fillojne dhe sillen si ministra arsimi, infrastrukture, te brendshem. Kjo tregon derexhene e ketij shteti te cilit breket i kane shkuar ne fund te kembeve dhe cdo njeri qe kalon nga mbrapa ka mundesi qe .........

Submitted by ambasadori gjerman (not verified) on

ne qe financojme kemi te drjete t'ju kerkojme qe te mos I shpenzoni parate tona s'ic mund t'jua doje prapanica juaj e zgjebosur, qe e ngre bishtin perpjete...

Submitted by lexues (not verified) on

Nje gje nuk e kuptoj se nga cfare pozitash eshte nisur ambasadori gjerman, per ta quajtur segmentin e autostrades Krrabe-Elbasan nje "cmenduri" apo si "nje rruge qe nuk te con askund"
E thote kete si nje ambasador gjerman qe eshte i interesuar vetem per rruget qe te shpien ne Gjermani, si nje specialist i infrastruktures rugore, apo si nje qytetar e pasagjer i thjeshte qe ka vene re se ne tunelin e Krabes, nuk ka po ate levizje automjetesh sic ka ne tunelet e Gjermanise ?
Segmenti Krrabe-Elbasan, qe perfshin edhe tunelin, eshte segmenti me i veshtire e me i shtrejte qe tashme eshte realizuar. I mbetej kesaj qeverie qe mbrenda ketyre tre vjeteve qe eshte ne pushtet, ta kishte perfunduar edhe segmentin TEG-Krrabe.
Qe nje rruge midis Tiranes e Elbasanit zvogelon me dy ore lidhjen e kryeqytetit me Shqiperine e jugut, nuk me duket se e meriton ta cilesosh si nje ruge qe nuk te shpie gjekund. kurse per nje ambasador te huaj, qe te cilesoje nje veper infrastrukturore te perfunduar ne Shqiperi, si nje "cmenduri", po e them zbutur se me duket "pamaturi dipllomatike"

Submitted by Lika (not verified) on

S'me duket gje e rende qe dikush qe jeton ne Shqiperi, qofte dhe ambasador te tregoje shqetesim per dicka. Nuk besoj se eshte thelbi tek fakti nese duhej bere me 2 apo 4 tunele ai segment, te fakti qe ai po ngre problemin se ketu gjerat behen shkel-e-shko, pa logjike te dukshme. Ne fakt nje logjike e kane: interesin e fitimin e atyre qe bejne tenderat. Qytetaret shqiptare e qepin gojen per gjera si keto. Ose nuk u degjohet zeri neper media.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Hej, a e di ky ambasadori qe eshte i akredituar ne Shqiperi, jo ne Greqi?

Submitted by Luli (not verified) on

Hahaha per mendimin tim ambasadori gjerman ka te drejte, pasi ai e shikon rrugen me syrin e efektivitetit ekonomik dhe e thene shpip na thote qe: "nuk mund te ndertosh shtepi me tre kate kur je dy veta ne familje" por
ketu kuptohet qarte qe ne shqiperi ne projektimin e veprave te ndertimit paresor eshte korrupsioni i pushtetareve sesa efektiviteti ekonomik vepres

Submitted by adeci (not verified) on

Ambasadori ka shume te drejte. Koha e pershkimit te ruges Tirane -Elbasan eshte pako gje me e vogel se sa ti biesh nga rruga e vjeter. Me shume me pak shpenzime, ne rugen e vjeter do fitohej mje rruge turistike malore dhe pervec se do te kurseheshin nje mal me para, nuk do te varoseshin dhe gjithe ato biznese te ngritura gjate rruges.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.