Mandati i Koço Kokëdhimës, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën e shqyrtimit në nëntor

Postuar në 28 Tetor, 2015 11:29

Gjykata Kushtetuese vendosi të dëgjojë sërish deputetin Koço Kokëdhima në seancën e 23 nëntorit, lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandit të tij, të cilën kuvendi refuzoi ta çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas demokratëve, kompania e internetit të Kokëdhimës furnizon me internet plot 170 institucione zyrtare. PD bazohet tek rasti i vitit 2010, kur kjo gjykatë i hoqi mandatin deputetit Ilir Beqaj, pasi një kompani e tij kishte marrë pjesë në një tender shtetëror.
Sipas PD-së, kompania në fjalë ka kontratë për shërbimin e internetit me institucione, ku përfshihen disa degë të doganave në rrethe, institucioneve shëndetësore, gjykata, bashki, shtëpi të moshuarish, ndërmarrje të pasurive publike, qendra e studimeve albanologjike, rektorati, KLSH, institucione nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Pritëse e Viktimave etj.
Por, kompania e internetit “Abissnet”, në një reagim publik, ka thënë se Koço Kokëdhima i ka shitur aksionet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë një kërkesë të deputetit Koço Kokëdhima për të qenë edhe ai i pranishëm në seancën ku do të shqyrtohet heqja e imunitetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.