Ramës i del emri në lejen e pallatit 13-katësh te hyrja e Liqenit, ja dokumenti

Postuar në 27 Tetor, 2015 12:06

Gazeta “Panorama” ka publikuar një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit në 9 shtator të këtij viti për ndërtimin e një pallati 13 katësh në hyrje të Liqenit Artificial në krahun e Rrugës së Elbasanit. Vendimi përcakton se në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”.  Por sipas Panoramës kjo nuk është godina e vetme. Bashkë me këtë vendim, KKT ka miratuar edhe pesë leje të tjera ndërtimi në Tiranë, të cilat variojnë nga 4 kate, deri në 10 kate lartësi. Të gjitha godina banimi dhe shërbimesh. Këto janë leje që janë miratuar më parë nga Bashkia e Tiranës dhe për shkak të pezullimit të ndërtimeve, duhet të marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Nga ana tjetër, me një vendim të korrikut, qeveria thekson se: “Për objektet mbi 6 kate, leja e ndërtimit jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Pra, të gjitha lejet e ndërtimit do të jepen vetëm nga Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.