KLSH zhgënjen me CEZ

Postuar në 26 Tetor, 2015 10:47
Emin Barçi

 Konkluzionet e KLSH-së për çështjen CEZ u pritën me shumë interes, por prodhuan një zhgënjim të madh. Ato në rastin më të mirë janë të pasakta dhe në rastin më të keq janë pjesë e lojës politike për ta bërë edhe më çorapë kuptimin e asaj që realisht ka ndodhur. Dyshimi për mungesë auditi profesional dhe të pavarur nga ana e KLSH-së vjen që në fjalinë e parë të njoftimit për shtyp, ku thuhet: “dëmi ekonomik i shkaktuar Buxhetit të Shtetit… arrin në vlerën 479 milionë euro”.

Duhet të kemi parasysh se buxheti i shtetit ka të ardhura e shpenzime. Të ardhurat vijnë në formë taksash, tarifash dhe të ardhurash nga dividendët e të institucioneve apo shoqërive publike. Mbi këtë bazë le të shohim nëse vërtet CEZ i detyrohet buxhetit të shtetit 497 milionë euro taksa, tarifa e dividendë, siç pretendon KLSH. Mbi këtë çështje në fillim njoftimi thotë: “Në përfundim të këtij auditimi, rezultoi që dëmi ekonomik që u është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore, OSHEE sh.a., është 479 milionë euro, nga të cilat … 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura”.

Tre paragrafë më poshtë njoftimi thotë: “në vlerën 352 milionë euro, si diferencë midis detyrimeve afatshkurtra të njohura dhe të drejtave afatshkurtra të njohura”. Cili është i saktë, versioni “detyrime” apo versioni “diferencë”, sepse ndryshojnë nja 500 milionë euro nga njëra-tjetra.

Nëse i qëndrojmë versionit “detyrime, bëhet fjalë për jo më shumë se 60 milionë euro TVSH për detyrimin 294 milionë euro. Nëse i qëndrojmë versionit “diferencë”, CEZ kishte detyrime 297.7 milionë euro (294 milionë euro KESH&OST + 3.7 milionë euro tatimeve dhe 600 milionë euro për të arkëtuar nga shteti dhe privatët për energjinë e konsumuar dhe të papaguar. Pra ishte me një tepricë rreth 300 milionë euro plus. E vërteta “diferencë” është se KESH-it dhe OST-së u mungonin në arkat e tyre 294 milionë euro, siç edhe CEZ-it i mungonin në arka 600 milionë euro, sepse konsumatorët publikë dhe individualë nuk paguanin energjinë e konsumuar – dakord – për shkak të keqmenaxhimit.

Por këto para, si KESH dhe OST i kanë në bilanc si llogari të arkëtueshme dhe si asete të tyre dhe jo si humbje. Pra – meqenëse KLSH ka marrë si referencë buxhetin e shtetit – detyrimi i CEZ ndaj buxhetit të shtetit është vetëm 3,7 milionë euro dhe jo 352 milionë euro. Si mund të gabojë KLSH me 100 herë? Më absurde bëhet situata për dëmin e pretenduar “në buxhetin e shtetit” prej 32 milionë eurosh, sepse CEZ e çoi në ZERO vlerën e aksioneve (24%) të shtetit shqiptar. Së pari, CEZ-i e bleu shoqërinë me vlerë kontabël sepse vlera e tregut (që përcaktohet nga fitim/humbja) ishte negative.

Së dyti, KLSH ngatërron (ishalla pa qëllim) bilancin me buxhetin. Kuotat futen në bilanc në asete, ndërsa dividendi prej tyre (ose humbja) futen në buxhet si e ardhur ose shpenzim. Nëse flasim për bilanc, qeveria kishte në vitin 2009 rreth 32 milionë euro asete me vlerë kontabël dhe në vitin 2015 ka 170 milionë euro me vlerë kontabël. Ku është humbja e buxhetit këtu? Konkluzioni më i pabesueshëm i KLSHsë që të bën të dyshosh në profesionalizmin apo qëllimin e këtij institucioni është fjalia:

“Nëse do të shkonte në likuidim, nga shoqëria CEZ a.s, nuk do të ishte rikuperuar ndonjë pjesë nga shuma e investuar”. Nëse një dyqani bulmeti i hiqet licenca nga AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), ai nuk shet dot djathë, gjalpë e qumësht, por askush nuk e ndalon të shesë frigoriferët, raftet e çdo pajisje tjetër pune apo gjithë dyqanin nëse e ka në pronësi. Edhe në rastin e CEZ-it, ata zotëronin të paktën 170 milionë euro asete në formë trualli, godinash, nënstacionesh, transformatorësh, kabllosh etj, si dhe llogari të arkëtueshme (pa kamatëvonesa) 500 milionë euro.

Pra vlera e aseteve të shoqërisë ishte të paktën 670 milionë euro. CEZ a.s (mëma) shpenzoi 102 milionë euro për blerje kuotash, plus 40 milionë euro investime, plus 87 milionë euro hua për bijën e Tiranës. Pra në total, çekët shpenzuan 229 milionë euro në Shqipëri. Mjafton që CEZ të kishte shitur llogaritë e arkëtueshme me 50% të vlerës (që ia blenë kompanitë collection) që të rikuperonte gjithë vlerën e shpenzuar në Shqipëri. Dhe KLSH nuk e ndalonte dot. Por ata zgjodhën të marrin vetëm 95 milionë euro nga 229 milionë që shpenzuan në Shqipëri, pra të humbin 134 milionë euro. Por KLSH mendon se duhet të kishte humbur 479 që … t’i fitonim ne.

Mirë do të ishte, po pse? Sepse nuk bëri investimet e premtuara? Si të bënte investime kur dilte me humbje, sepse vetë shteti nuk i paguante energjinë dhe i arrestonte punonjësit që u prisnin dritat hajdutëve me pushtet? Lajmi se KLSH kishte bërë një audit për çështjen CEZ dha shpresë se më në fund do kalohej nga një betejë akuzash politike, në një diskutim ekspertësh mbi shifra e fakte. Por kur e lexon auditin rresht për rresht dëshpërohesh që edhe në shekullin XXI në Shqipëri nuk gjen ende institucione të pavarura e profesioniste.

 

Panorama

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

Ore shoku Barci se Zoteri veshtire se duhesh Shqiptuar, po ti vete mendon se je "ekspert" profesionist e i pavarur siq ke shqiptuar ketu poshte:

"Lajmi se KLSH kishte bërë një audit për çështjen CEZ dha shpresë se më në fund do kalohej nga një betejë akuzash politike, në një diskutim ekspertësh mbi shifra e fakte. Por kur e lexon auditin rresht për rresht dëshpërohesh që edhe në shekullin XXI në Shqipëri nuk gjen ende institucione të pavarura e profesioniste."

sepse po te kuptosh edhe ti sic e ke shkruajtur ketu poshte dhe si keqkuptim me veteveten tende qe kuptoj une:

"Sepse nuk bëri investimet e premtuara? Si të bënte investime kur dilte me humbje, sepse vetë shteti nuk i paguante energjinë dhe i arrestonte punonjësit që u prisnin dritat hajdutëve me pushtet?"

...do te te thoja se je nje genjeshtar me cizme qe hedh dicka ne treg dhe nuk tregohesh i sinqerte se pikerisht ato "hajdutet me pushtet" qe aludon per PD+LSI filluan te arrestonte elektricistet pikerisht sepse po shkaktonin deme psikollogjike tek popullata ne mes te dimrit pasi CEZ nuk kishte investuar shumen e kontraktuar dhe po mbllidhte vetem fitime per ti derguar jashte dhe nuk i interesonte problemi qe u be ceshtje emergjente kombetare!!!

...prandaj je edhe shoku sepse ben punen e diversantit por tani per kamunistet e rilindur si mashtrues oligarke!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.