Arben Seferi, ish-drejtues i CEZ, vihet në ndjekje penale

Postuar në 21 Tetor, 2015 17:24

Arben Seferi dhe dy vartës të tij, në kohën kur drejtonte CEZ Shpërndarje, është vënë në ndjekje penale nga Prokuroria e Tiranës. Prokuroria ka marrë në konsideratë kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit janë konstatuar “shkelje në blerjen e energjisë elektrike, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit, dhënies së pagave dhe shpërblimeve, hartimin dhe mbajtjen e pasqyrave financiare, etj.”, “Me veprimet e tyre apo mos veprimet e tyre, tre zyrtarët i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 32 milionë eurosh, ndërsa të ardhurat e munguara në kompani janë rreth 5 milionë e 600 mijë euro”, konstaton KLSH.
Kështu me këto audite të KLSH-së, kompania kryesore CEZ, transformuar si OSHEE, vihet nën akuzë për shpërdorim të madh fondesh. Akuza kryesore shkon për ministrin Gjiknuri, që sipas KLSH-së ka shkaktuar dëm ekonomik prej 479 milionë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.