shperdorim

Paditen kryebashkiakia e Sarandës dhe 6 zyrtarë

Postuar në 24 Nëntor, 2017 12:24

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj njësie vendore janë kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga Janari i vitit 2015 deri në Korrik të 2016, pra pak kohë pasi Koka kishte marrë detyrën për të drejtuar bashkinë e qytetit bregdetar.  Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës lidhen me kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit në disa projekte.

Shkeljet në ndërtimin e rrugëve, kallëzohen zyrtarë të ARRSH-së

Postuar në 23 Shtator, 2017 18:38

Zyrtarët e rajonit verior dhe qendor të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, përfshirë drejtorinë e Tiranës, nuk kanë zbatuar ligjin e buxhetit dhe kanë marrë përsipër angazhime buxhetore të kundraligjshme duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “shpërdorim detyre”. Bazuar në një raport të  inspektimit financiar ku janë  gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar në buxhetin e shtetit një dëm në vlerën e 7.5 milion dollarëve, Ministria e Financave ka kallëzuar penalisht disa zyrtarë të lartë.

Arben Seferi, ish-drejtues i CEZ, vihet në ndjekje penale

Postuar në 21 Tetor, 2015 17:24

Arben Seferi dhe dy vartës të tij, në kohën kur drejtonte CEZ Shpërndarje, është vënë në ndjekje penale nga Prokuroria e Tiranës.

Subscribe to RSS - shperdorim