Basha te Xhunga: Vendosa të pasurohesha para se të hyja në politikë?!

Postuar në 20 Tetor, 2015 10:07

I ftuar dje në emisionin “Dirtare” të Rudina Xhungës, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri një deklaratë “origjinale” sa i takon pasurisë dhe pasurimit të tij dhe familjes. Basha tha se ka hyrë në politikë i pasur dhe kjo jo pa qëllim. Ja formulimi:

“Ky ishte një parakusht që i kisha vënë vetes para se të angazhohesha në jetën politike aktive… Me qëllim që të mos jem i varur apo i  shantazhueshëm në kuptimin e nevojave ekonomike para se të merrja përsipër përgjegjësi ndaj qytetarëve shqiptarë. Po të shikoni deklaratat e mia të pasurisë janë shumë herë më të mira para hyrjes sime në politikë sesa pas hyrjes sime në politikë”.

Pra Basha vendosi të pasurohej para se të hynte në politikë, që të mos kapej peng i interesave të dyshimta gjatë rrugës. Kjo dmth që hyrjen në politikë e kishte të garantuar dhe të paracaktuar, por priti pak sa të pasurohej. Në mënyrë që më pas të mos kishte të bënte me kompani fluturimi etj.  

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.