Ligj për vullnetarizmin. E propozon Blendi Klosi nën shembullin e Nënë Terezës

Postuar në 19 Tetor, 2015 14:23

Sot është përkujtuar në rrugë qeveritare dita e lumturimit të Nënë Terezës, e cila nuk dihet se çfarë përfaqëson për shqiptarët jo katolikë. Kryeministri ka mbajtur një fjalë ku veç mburrjeve dhe lavdërimit për Nënë Terezën nuk ka thënë ndonjë gjë tjetër. Ndërkohë ministri i Çështjeve Sociale, Blendi Klosi është shfaqur shumë entuziast. Aq sa ka propozuar edhe një ligj për Vullnetarizmin. “Kur më mirë se sot, mund të bëjmë sadopak nga puna e kësaj gruaje të madhe, që e bëri të njohur vendin tonë në të gjithë botën, duke nisur së bashku punën për hartimin e ligjit të Vullnetarizmit? Kur më mirë se në këtë ditë të lumturuar, mund të fillojmë kontributin dhe angazhimin tonë qytetar duke promovuar dhe mbështetur më tej kulturën më të thjeshtë, atë të kontributit njerëzor dhe human? Vetëm angazhimi i të gjithë rrjetit të të rinjve vullnetarë do të mund ta shndërroj Vullnetarizmin në traditën shqiptare në pjesë të kulturës dhe shoqërisë, në angazhim qytetar dhe formim lidhjesh shoqërore”, – tha Klosi. Nuk ka pse të shitet rasti i Nënë Terezës për të promovuar vullnetarizmin, pasi Shqipëria ka një traditë në këtë drejtim nga koha e Enver Hoxhës. Dhe Klosi bashkë me Edi Ramën bëjnë mirë të jenë të sinqertë në këtë drejtim. Nga ana tjetër është e paqartë sesi mund të bësh ligj për vullnetarizmin, ndërkohë që kjo është një veprimtari që do të duhej të buronte nga kultura e shoqërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.