Një kompani shqiptare e gatshme për thirrjet e NATO-s. Kodheli: Nuk i njohim kufijtë e rinj të Ukrainës

Postuar në 09 Tetor, 2015 20:40

Shqipëria do të angazhohet edhe ushtarakisht në operacionet luftarake të NATO-s me një kompani ushtarake që do të jetë e gatshme për t’u përfshirë në misionet e aleancës. Këtë e bëri të ditur ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nga ministerial i NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Kodheli nuk dha detaje për natyrën e operacioneve ku do të marrë pjesë kjo kompani dhe për çfarë ndërhyrjesh do jetë e specializuar, por zbuloi se ajo do të jetë në dispozicion të aleancës në periudhën nga viti 2016-2018. “Ne jemi këtu për t’u përgjigjur vendimmarrjeve politiko - ushtarake të Aleancës.  Kemi një komani e cila do të jetë e lëvizshme në një periudhë kohore 4 deri 5 ditëve nga moment kur do të ketë nëvojë për t’iu përgjigjur pozitivisht gjithë thirrjeve të aleancëns nga viti 2016 deri në vitin 2018 dhe po përgatitemi për këtë.  E kemi kompaninë ndërkohë gati, ashtu siç do të vazhdojmë me modernizimin e ushtrisë për të qenë në një nivel me aleatët tanë ”theksoi Kodheli në një intervistë për Top Channel. 

Ajo siguroi se Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve operative të Forcave të Armatosura për të rritur aftësinë për t’u përgjigjur situatave të ndryshme dhe për t’i ardhur në ndihmë Aleancës. Gjithashtu, bëri të sigurtë që, Shqipëria i njeh Ukrainës dhe Gjeorgjisë kufijtë që njeh NATO dhe OKB.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.