Zgjidhet misteri i Amfipolit, varri monumental është i Hefestionit, mikut të ngushtë të Aleksandrit (Foto)

Postuar në 01 Tetor, 2015 00:35

Zgjidhet më në fund misteri i varrit monumental  të zbuluar në Amfipoli në Greqi, ky dyshohej se ishte varrosur Aleksandri i Madh.  Ai u ndërtua për nder të Hefestionit,  mikut të ngushtë të Aleksandrit. Këtë projekt të madh Aleksandri ia ngarkoi arkitektit të tij, Deniokratit. Sipas studiuesve tani nuk ka më asnjë dyshim se varri monumental i përket periudhës helenistike.

Gjatë prezantimit të materialit hulumtues mbi këtë zbulim arkeologjik në një aktivitet të mbajtur në Universitetin “Aristotelio” të Selanikut, udhëheqësi i ekspeditës zbuloi se varri ishte porosi e  Aleksandrit të Madh të Maqedonisë për arkitektin e tij Deniokratin që të ndërtonte një varr madhështor për mikun e tij të ngushtë Hefestionin.

Ky fakt i dedikohet një pllake të zbuluar përballë varrit monumental  ku gjendjej mbishkrimi se ndërtimi në fjalë i dedikohej Hefestionit shokut të ngushtë të fëmijërisë të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.Varri është ngritur mbi një tumë egzistuese dhe sipas studiuesve I përket periudhës helenistike.Varri u zbulua një vit më parë  në zonën antike të Amfipolit, 100 kilometra në lindje të Selanikut dhe pak më larg nga zona ku ndodhet varri i Filipit të Madh, babait të Aleksandrit.

Struktura dhe stili i ndërtimit, sipas historianëve grekë, i takon shekullit të katërt para Erës Sonë.Në hyrje të tij janë dy sfinksa ndërsa në brendsi  varri “ruhet” nga dy statuja 2.27 metër të larta, që të dyja femra. Arkeologët ishin të sigurt se varri përkujtimor i përkiste linjës së ngushtë të Aleksandërit, ndoshta së ëmës ose bashkëshortes Roksanës, megjithatë parashikimet nuk ishin shumë larg së vërtetës

Amfipoli besohet se është themeluar nga athinasit dhe më vonë është pushtuar nga Filipi i Madh, kohë kur njohu edhe zhvillimin më të madh kulturor. Më pas Aleksandri i Madh e ka përdorur si portin kryesor të nisjes së flotave pushtuese në drejtim të Azisë.Dokumentet historike konvergojnë se Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni më 323 p.e.s. Mbështetësit e tij e mbajtën trupin e mbretit të Maqedonisë në mjaltë por Ptolomeu e rrëmbeu kufomën Aleksandërit dhe e varrosi diku në Egjipt. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.