Aleanca me LSI-në funksionon shumë mirë!

Postuar në 30 Shtator, 2015 13:06

Deputeti socialist Bashkim Fino ka folur sot për situatën politike. Fino është një politikan të cilin të gjithë përpiqen ta marrin seriozisht, edhe sepse fati politik i “pikoi” në vitin e vështirë 1997. Çfarë ka thënë Fino? Fino ka thënë se sheh një gjë që nuk e sheh asnjë. “Aleanca me LSI-në funksionon shumë mirë”, citohet ai nga disa media. Por nëse funksionon shumë mirë, ç’nevojë ka të pohohet një gjë e tillë? Ndoshta Fino ka gjetur një mënyrë për t’u dukur në media. Ndoshta dikush po kalon në tërheqje dhe nuk mund t’i lejojë vetes zgjedhje të parakohshme, për të cilat Fino tha se nuk ka nevojë. Sidoqoftë, tensioni i këtyre muajve nuk mund të fshihet më dhe nuk mund të mbulohet me kësi deklaratash. Është një tension që buron nga struktura e një marrëveshjeje që infektoi të gjithë sistemin. Një marrëveshje e prillit 2013 që sot jep simptoma. Sa për PS-në, është e qartë se ajo ka humbur çdo avantazh moral që mbante dikur, e me këtë vjen edhe gërryerja intelektuale që manifestohet në deklarata dhe qëndrime si këto, që fyejnë edhe një nxënës shkolle. Si ish-kryeministër në ditë të mira për PS-në, Fino me siguri e di që “bakllavaja socialiste” nuk u del më as të vetëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.