Reagon ish kreu i ERE-s Nepravishta: E vërteta e uljes së çmimit për CEZ

Postuar në 29 Shtator, 2015 19:42

Përmes një shkrimi dërguar për Tema online, ish kreu i ERE-s Bujar Nepravishta, i përfolur së fundi në kuadër të skandalit CEZ-DIA, ka sqaruar në mënyrë të hollësishem teknike mënyrën e funksionimit dhe vendimmarrjes në Entin Rregullator të Energjisë, si dhe rrethanat e largimit të tij nga ERE.

Së pari, Nepravishta sqaron rrethanat e të ashtuquajturës “ulje korruptive të çmimit me të cilin CEZ do të blinte energji nga KESH për vitin 2011”. Ai e quan këtë një të pavërtetë që dizinformon opinionin publik. Ky çmim sipas vendimit të datës 7 dhjetor 2010 të bordit të ERE-s, u ul me 27% nga niveli 2.02 lek/kWh, që ishte për vitin 2010, në 1.48 lek/kWh për vitin 2011, duke u bazuar tërësisht në metodologjinë e ligjëruar të vendosjes së çmimit për çdo vit, bazuar në kostot, performancën e vitit në fjalë, dhe pritshmëritë e vitit pasardhës, kjo e fundit duke qenë se 99% e energjisë është hidro dhe varet nga moti. Ja sqarimi teknik i Nepravishtës:  

“Çmimet e EE (energjisë elektrike) të shitur nga KESH te OSSH për periudhen 2009-2012 kanë qenë perkatësisht për cdo vit: 1.61 lek/kWh ne 2009; 2.02 lek/kWh ne 2010; 1.48 lek/kWh ne 2011 dhe 2.83 lek/kWh ne 2012. Ky ndryshim i konsiderueshëm i cmimeve nga njeri vit ne tjetrin ka rezultuar kryesisht për efekt te ndryshimeve te theksuara të prodhimit të EE në këto vite, e cila ka sjelle si pasojë edhe ndryshimin e theksuar te importeve dhe eksporteve te EE, cka per kushtet e vendit tone ne një masë vendimtare ato kushtezohen nga kushtet vjetore te motit, ose te motit hidrologjik. Ndersa per vitet 2010 dhe 2011 pervec ketyre faktoreve nje ndikim te rendesishem ka pasur edhe bilanci energjetik i TEC-it te Vlores. Me konkretisht: a- Ne vitin 2009 u importuan nga KESH-i per plotesimin e nevojave te vendit me EE, 53 Milion kWh (Gwh) me nje kosto totale prej 2.6 Milion Euro (ME). b- Ne vitin 2010 KESH nuk importoi asnje kWh EE, por perkundrazi eksportoi 2.93 Twh duke siguruar nje te ardhur nga shitja e EE ne tregun e eksportit prej 119 ME. Viti 2010 perfaqëson nje perjashtim te lumtur ne te gjithe historine e elektroenergjetikes shqiptare per prodhimin rekord te energjise elektrike. Vetem nga KESH ne kete vit u prodhuan 7.55 Twh, dhe se bashku me prodhuesit privat 7.74 Twh, ndersa konsumi vjetor ishte 6.9 Twh. Nga ana tjeter, OSSH ne respektim te kerkesave te Modelit te Tregut te EE importoi 1.9 Twh me nje kosto totale prej 86.7 ME, per mbulimin e humbjeve te EE. Sqaroj se Modeli i Tregut e detyronte OSSH-ne ta blente EE per mbulimin e humbjeve ne tregun nderkombetar per ta bere ate sa me te interesuar per zvogelimin e humbjeve, mbasi te gjitha perfitimet financiare per shkak te zvogelimit te humbjeve nen vleften e parashikuar ne kontrate shkonin gjate atij viti ne dobi te tij”.

Në vijim Nepravishta sqaron se nuk është shkarkuar, por ka dhënë dorëheqjen pas këmbënguljes së vazhdueshme të qeverisë, edhe përmes 3 shkallëve të gjyqësorit, që ERE të pranojë një çmim të ulët të shitjes së energjisë nga KESH te CEZ, edhe për vitin pasardhës. “Në klimën e këtij mosbesimi nga ana e Qeverisë ndaj Bordit të Komisionerëve dhe veçanërisht ndaj meje, në mënyrë të personalizuar, në datën 7 Shkurt 2011 i paraqita zyrtarisht Kryetares së Kuvendit, Zonjës Topalli, dorëheqien e pakthyeshme. Shpreh keqardhjen qe nga disa personalitete politike te opozites se sotme parlamentare, deklarohet ne menyre te pavertete, sikur une jam ndeshkuar nga Qeveria duke u shkarkuar nga detyra. Por shkarkimi im sikurse edhe emërimi, sipas ligjit mund te kryhej vetem me vendim te Kuvendit te Shqiperise dhe me votim ne séance plenare, gje qe nuk ka ndodhur kurrë”.

Nepravishta shton se si auditi i Kuvendit, ashtu dhe ILDKP më pas, nuk kanë gjetur asnjë paligjshmëri në punën e ERE-s dhe në gjendjen e tij pasurore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.