Vazhdon trafiku, avion me 80 kg drogë nga Shqipëria në Itali(video)

Postuar në 07 Shtator, 2015 09:53

Një tjetër avion me drogë mbërrin nga Shqipëria drejt Italisë. Në bordin e tij qenë fshehur 80 kg lëndë narkotike. Lajmi u publikua sot në mediat italiane. Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar sot 4 persona anëtarë të një bande kriminale në organizmin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria dretj Italisë.

“Policia e repartit të fluurimit të qytetit të Milanos në bashkëpunim me sektorin anti drogë të qytetit të Torinos kanë mundur të zbulojnë importimin e një ngarkese droge nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të një avioni të vogël. Avioni me 80 kg droge- Ky mjet fluturimim i sekuestruar tashmë nga policia italiane lejonte t’i shmangej kotrollit doganor. Në brendësi të këtij avioni, fshehur pas sediljes së pasagjerit u gjetën 80 kg lëndë narkotike. Baza ne aeroportin turistik te Vercellit – Trafikimi i lëndës narkotike të importuar nga Shqipëria drejt Italisë e kishte bazën në aeroportin turistik të Gattinara në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes” shkruhet në portalin “Si24” .

Torino portavano la droga in aeromobile... by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.