Veliaj ndërtuesve: Ulni çmimet e apartamenteve të pashitura, do kërkoj taksë prone edhe për to. A do binden ndërtuesit?

Postuar në 01 Shtator, 2015 11:46

Një ftesë, që do hapë debat, bëri Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me rastin e shpërndarjes së shtëpive sociale në Shkozë të Tiranës. Veliaj u bëri apel ndërtuesve që të ulin çmimet e apartamenteve që nuk shiten. “Për aq kohë që apartamentet nuk shiten, atëherë nuk do të jepet as leje ndërtimi. I bëj apel Shoqatës së Ndërtuesve: ulni çmimet! Ne nuk ia caktojmë dot çmimet privatit sepse jemi në kapitalizëm, por ne do të propozojmë që taksën e pronës, këta ndërtues ta paguajnë edhe për ata apartamente që nuk i kanë shitur. Më mirë të lënë çmime të arsyeshme duke bërë edhe një familje të jetojë në kushte të mira, se sa apartamentet të rrinë bosh. Më mirë të fitojë pak, se sa të paguajë taksat”, tha Veliaj.Por a do ta degjojne ndertuesit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.