Opozita krijon grupe pune për "monitorimin" e veprimeve të qeverisë

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:00

Lulzim Basha, ka vendosur t’u ndërpresë pushimet deputetëve dhe drejtuesve të departamenteve në selinë blu dhe t’i angazhojë në aksionin opozitar që do të nisë nga data 1 shtator. “Panorama” bën të ditur se kryetari i Partisë Demokratike ka firmosur dje urdhrin për ngritjen e një grupi pune, që do të përllogarisë dëmin ekonomik, social dhe mjedisor të shkaktuar nga prishjet e ndërmarra nga qeveria nga shtatori 2013 e në vazhdim. Grupi i punës do të ketë 12 anëtarë në përbërje të tij, të cilët, në urdhrin e firmosur nga Basha, janë të ndarë edhe në varësi të departamenteve që përfaqësojnë. Kështu, krahas kryetarit që do të zgjidhet për drejtimin e këtij grupi pune, anëtarët e tjerë do të vijnë nga departamentet brenda PD­së, ndërsa tri hapësira janë rezervuar për tre profesionistë nga fusha e ndërtimit. Dy anëtarë do të përzgjidhen nga “Departamenti i Ekonomisë dhe Tregut”, dy nga ai “Për të drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore”, dy nga “Drejtësia dhe Çështjet Ligjore”, një nga “Ambienti, Pyjet dhe Turizmi” dhe një nga ai i “Shëndetësisë”. Në urdhrin e lëshuar dje nga Basha, kërkohet bashkëpunim i plotë me strukturat e PD­së në 61 njësitë e reja vendore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.