Një kompani britanike prodhon iPhone 6 që punon me hidrogjen

Postuar në 25 Gusht, 2015 18:09

Kompania britanike Intelligent Energy ka prodhuar një prototip funksional iPhone 6, bateria e të cilit mund të rikarikohet nga një qelizë me djegie hidrogjeni dhe të zgjasë për një javë. Për ta rikarikuar mjafton një kartë me pluhur hidrogjeni. Prototipi, është identik me modelet iPhone 6 që janë të pranishëm në treg, thotë britanikja Telegraph. I vetmi dallim janë dy grila të vogla ventilimi të domosdoshme për të garantuar daljen e sasisë së avullit që prodhohet nga djegia.

Qelizat me djegie prodhojnë energji elektrike falë energjisë kimike që clirohet në reaksionin mes dy lëndëve djegëse, në rastin konkret oksigjenit dhe hidrogjenit. I vetmi produkt që çlirohet është uji (ose uji në gjendje të avullt). Edhe pse zbatimet e kësaj teknologjie për konsumin e gjerë mbeten ende shumë të vështira, mësohet se inxhinierët e Intelligent Energy kanë përgatitur edhe modele të MacBook Air që funksionojnë njësoj. Gjithsesi kompania kërkon ta perfeksionojë, duke kryer teste të njëpasnjëshme, dhe të marrë liçensë për këtë teknologji, jo për të nxjerrë prodhime në masë. Këtë hap të fundit, mund ta kryejë një aktor lider i sektorit si Apple.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.