Deri në 2013, 1 250 000 persona të lindur në Shqipëri, jetonin gjetkë

Postuar në 23 Gusht, 2015 20:42

Sa shqiptarë jetojnë jashtë? Statistikat janë të lëvizshme, por “Pew Research Center” ka publikuar një bazë të dhënash(shtator 2014) e cila pasqyron origjinën dhe destinacionin e emigrantëve nga e gjithë bota për vitet 1990-2013. 20 vjetëshi i fundit pranohet se është një ndër më dinamikët në lëvizjen e popullsisë së botës dhe kjo mind të vlerësohet sadopak edhe te shifrat për Shqipërinë. Kërkimi për vendin tonë jep si rezultat shifrën se në vitin 2013, 1 250 000 njerëz që kanë lindur në Shqipëri, banonin në vende të tjera. Po të shohësh listën, del në konkluzionin se “shqiptarë ka kudo”. Edhe në vende të largëta e periferike me vendet e zhvilluar. Në vend të parë qëndron Greqia, me 570 000 shqiptarë, pastaj Italia me 450 000, SHBA me 80 000, Gjermania 30 000, Maqedonia 30 000, Britania e Madhe 20 000 e kështu me radhë. Shifra e dhënë 1 250 000 është vërtet shumë e madhe për një vend që ka rreth 3 000 000 – 3 400 000 banorë në vlerësimin më të mirë. Po afrohemi te shifra kritike e 50% të popullsisë që emigron, pa përfshirë këtu faktin se lista e PRC nuk përfshin Kosovën. Aktualisht shqiptarë që kanë lënë vendin aërish, janë 40 mijë, por në një kohë shumë të shkurtër. Kjo rrjedhje do të duhet të ishte shqetësimi kryesor në vend, por politika as që merret me të. Kur ikën gati 40-50% e popullsisë shpjegimi është vetëm një: humbje e shpresës. Nuk është e qartë pasoja, por sjellim në vëmendje se rënia demografike është ndër shqetësimet kryesore sot në botë.
http://www.pewglobal.org/2014/09/02/global-migrant-stocks/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.