Ministri i Bujqësisë tha se embargoja ruse nuk ndikon në eksportet bujqësore. Fermerët thonë të kundërtën

Postuar në 21 Gusht, 2015 11:29

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi para disa ditësh se embargoja ruse nuk ndikon në eksportet shqiptare. Mirëpo realiteti mund të rezultojë disi ndryshe, pasi nuk mund të mohohet ndikimi që ka mbyllja e një tregu si ai rus. Në një shkrim të vetin, siti “Agroweb” sjell zërin e disa fermerëve që ndajnë një mendim të ndryshëm nga ai i ministrit të Bujqësisë. “Situata politike në Maqedoni, por dhe në Rusia ka ndikuar shumë tek eksportet. Para disa javësh u bllokuar 12 kamionë me zarzavate, ku përfshiheshin dhe domatet në kufin me Maqedoninë”, thotë Petrit Lika, një fermer nga Fieri. E njëjta situatë paraqitet edhe në Elbasan. “Humbjet kanë qenë shumë të mëdha dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë për ta zgjidhur këtë problem. Kam një fushë plot me damate, që nuk i blen askush dhe me një çmim shumë të ulët”, shprehet një fermer nga Elbasani? Kjo situatë vjen kur prodhimi ka njohur rritje dhe kjo bazuar në të dhënat zyrtare. Kështu “në vitin 2013, sipas statistikave të bëra publike nga USAID, Shqipëria kishte një prodhim të lartë duke arritur të eksportojë 25,245 ton domate serre duke iu afruar niveleve të para vitit 1990 me 35,500 ton domate serre të eksportuara”, shkruan “Agroweb”.

http://agroweb.org/?id=10&l=507&ln=sq&url=domatja-tregu-i-munguar-i-le-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.