Hashim Thaçi paralajmëron OKB: Gjykata Speciale nuk mund të barazojë dot gjenocidin serb me krime të veçuara

Postuar në 21 Gusht, 2015 19:00

Pasi është detyruar nën presionin ndërkombëtar të miratojë krijimin e Gjykatës Speciale që do hetojë krimet e luftës në Kosovë, zv.kryeministri dhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi ka paralajmëruar në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se rezistencën e shqiptarëve dhe luftën e UÇK-së, asgjë nuk mund ta barazojë me krimin shtetëror serb.

“Nuk ka kosovarë, përfshirë këtu edhe veten time, i cili do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë që gjykata jonë speciale të barazojë veprimet gjenocidale të Sllobodan Millosheviçit, ish-Presidentit të Serbisë, me veprimet e dëshpëruara e kriminale të individëve të komunitetit të shtypur, të kryera gjatë ose pas luftës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur edhe nga intelektualët serbë. Thjesht dhe qartë kjo luftë e Serbisë ishte një fashizëm i pastër”, ka thënë Thaçi, njofton Express. Sipas tij, Kosova nuk do lejojë që historia të rishkruhet për të turbulluar dallimin në mes të shtypësit dhe të shtypurit. Sa i përket pëlqimit për krijimin e Gjykatës Speciale, sipas Thaçit, është dhënë për krijimin e një instrumenti që është shumë më i besueshëm se çdo gjykim tjetër i mbajtur në gjykatat e të gjitha vendeve të Ballkanit. Qëndrimi i kreut të partisë së parë në Kosovë dhe drejtues i luftës, vjen pasi prej ditësh në mediat gjermane është paralajmëruar se ndër të hetuarit që pritet të dalin para Gjykatës Speciale është edhe Thaçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.