Rrëzohet shkëmbi masiv nga Rozafa, askush nuk “lëviz gishtin”

Postuar në 17 Gusht, 2015 15:59

Me gjasë për shkak të rreshjeve, një masiv i madh guri është shembur në një prej rrugëve që të çon në kalanë e Rozafës në shkodër, raporton shqiptarja.com, sipas të cilës, gjatë gjithë ditës autoritetet nuk kanë patur asnjë informacion për ngjarjen e ndodhur. Një vështrim përreth mureve të Rozafatit tregon edhe pjesën nga ku është shkëputur guri i madh. Normalisht policia mund ta kishte bllokuar atë anë të rrugës deri në heqjen e masivit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkaq shembja e atij masivi krejt papritur është një sinjal i qartë për të gjithë se ka ardhur kohë për një analizë të hollësishme të krejt mureve të kalasë, para ee ndonjë tragjedi të ndodhë.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.