Dritan Shano: "Taksa progresive ka dështuar"

Postuar në 13 Gusht, 2015 16:57

Dritan Shano, një prej ekspertëve të ekonomisë dhe koordinator pranë kryetarit të PS-ë, në një prononcim për “Abc New” tha se taksa progresive ka dështuar, ndërkohqë që sipas tij qeveria rishikoi buxhetin vetëm për të bindur FMN të lëvrojë këstin e bllokuar. Por ai thotë se vetë FMN i ka quajtur të larta taksat në Shqipëri, dhe se ato janë arsyeja e evazionit të lartë dhe korrupsionit që ka përfshirë doganat e tatimet. Rishikimi i buxhetit të shtetit duke e ulur atë me 160 milion dollarë, sipas ekonomistit Dritan Shano, është akti më domethënës i rënies së sistemit fiskal të qeverisë Rama. Është një akt normativ që sipas tij bëhet vetëm që FMN të lëvrojë këstin e radhës së kredisë si injeksion për Shqipërinë, kur asnjë prej sektorëve të ekonomisë së saj nuk po e ushqen buxhetin. Një shkak kryesor i rënies drastike të të ardhurave është korrupsioni i lartë në dogana e tatime dhe evazioni për shkak të taksave të larta e masave të pastudiura. Zgjidhja nuk vjen përmes aksioneve qeveritare me goditje të përqendruar, tek të cilat ai sheh vetëm një efekt të vogël dhe të përkohshëm. Ai thotë se Shqipëria ka nevojë për një sistem fiskal të përshtatshëm për stadin e saj pasi nuk është as Amerika e as Suedia. Konstatimi i tij është se pasi qeveria pa dështimin e taksimit progresiv, i shkoi në mend të hedhë në letër edhe se si do të taksojë pagat e vogla, një nismë që e tërhoqi Ministria e Financave.  Sipas Dritan Shanos sistemi fiskal, korrupsioni dhe evazioni nuk kanë favorizuar investimet e huaja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.