taksa progresive

Maqedonia preket nga ethet e taksës progresive

Postuar në 15 Nëntor, 2018 12:44

Një mënyrë për të kuptuar dallimet mes qeverive në shtete eksperimentale si Shqipëria është edhe ndryshimi i sistemit tatimor. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës u prezantua e ashtuqujtura taksë progresive, e cila do vendoste barazinë në trajtim dhe do të ruante progresivitetin sipas të ardhurave. Kanë kaluar pesë vjet nga kjo reform ky model prej Robin Hudi dhe efektet janë minimale, për të mos thënë kanë sjellë përkeqësim.

Taksë e sheshtë apo progresive?

Postuar në 10 Prill, 2018 10:23

Partia Demokratike i është rikthyer edhe njëherë idesë për rikthimin e taksës së sheshtë. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, duke iu referuar tatimit mbi të Ardhurat personale tha se do të shfuqizojë normën progresive, për të miratuar tatimin 9 për qind për pagat. Të ardhurat që vijnë nga paga zënë rreth 60 % të strukturës së tatimit mbi të ardhurat personale dhe për opozitën kjo tregon se politika e qeverisë për taksën progressive rëndon më shumë tek shtresa e mesme dhe rrogëtarët, barra e të cilëve është rritur, duke reduktuar të ardhurat.

Formulë e re tatimi gjithëpërfshirës, llogariten të ardhurat përveç pagës

Postuar në 06 Nëntor, 2017 17:56

Qeveria ka menduar nëj formulë të re për të taksuar tatimin mbi të ardhurat. Nuk do të llogaritet më si tatim mbi pagën, por do të quhet tatim mbi të ardhurat e integruara dhe do të të përfshijë edhe të ardhurat dytësore bazuar në përqindjet e tatimit progresiv.  Formula që do të shoqërohet me propozimin e një ligji të ri u bë publike gjatë diskutimeve për paketën fiskale në Komisionin e Ekonomisë

Dritan Shano: "Taksa progresive ka dështuar"

Postuar në 13 Gusht, 2015 16:57

Dritan Shano, një prej ekspertëve të ekonomisë dhe koordinator pranë kryetarit të PS-ë, në një prononcim për “Abc New” tha se taksa progresive ka dështuar, ndërkohqë që sipas tij qeveria rishikoi buxhetin vetëm për të bindur FMN të lëvrojë këstin e bllokuar. Por ai thotë se vetë FMN i ka quajtur të larta taksat në Shqipëri, dhe se ato janë arsyeja e evazionit të lartë dhe korrupsionit që ka përfshirë doganat e tatimet. Rishikimi i buxhetit të shtetit duke e ulur atë me 160 milion dollarë, sipas ekonomistit Dritan Shano, është akti më domethënës i rënies së sistemit fiskal të qeverisë Rama.

Taksa progresive, dikur një dashuri me shikim të parë. Kurse sot...

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:17

Këto deklarata janë bërë në tetor 2012 gjatë një takimi të Edi Ramës, askohe në opozitë, në Elbsan. Taksa progresive dukej formula magjike e daljes nga kriza. Kanë kaluar 3 vjet dhe sot mbetet vetëm...

Subscribe to RSS - taksa progresive