Yeats, një besimtar i okultes, misticizmit dhe spiritualitetit

Postuar në 07 Gusht, 2015 02:37

William Butler Yeats konsiderohet si një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit të 20-të. Ai është i pari irlandez që është vlerësuar me çmimin “Nobel” në letërsi dhe pranohet si një ndër poetët më të mëdhenj. Por pas veprës shihet një jetë e “shqetësuar”, në kërkim të përhershëm dhe që mbetet larg përgjigjeve fillestare te kristianizmi. Besimin në këtë të fundit poetit ia relativizioi i ati që ishte skeptik në çështjet e besimit fetar. Yeats iu drejtua atëherë okultes, misticizmit, spiritualizmit, duke bërë të veta ide si rimishërimi i shpirtit, shpirti i botës, apo kërkimi i praktikave si komunikimi me të vdekurit, i sistemeve mbinatyrore, mediumeve etj..Të gjitha me ndikim në atë që ai la si vepër letrare. Në këtë rrugë duket se e prezantoi piktori dhe dramaturgu George Russell, i cili gjatë studimeve në Meteopolitan School of Art në Dublin i dhuroi një kopje të “Ezoterizmit budist” me autor A.P. Sinnett. Biografi i tij, Roy Foster thotë se ai u mahnit nga të gjitha këto dhe ndaj u bë edhe anëtar themelues i Lozhës së Shoqërisë Hermetike në Dublin(http://www.independent.ie/entertainment/books/wb-150/magic-myth-and-secr...). I përpirë tërësisht nga ky besim i ri, Yeats, e vijoi rrugën e tij edhe në Londër, ku u vendos më 1887. Ai me ndërmjetësimin e Madame Helena Blavatsky, okultiste e famshme, u bë anëtar i Shoqërisë Theosofike, nga ku u përjashtua më vonë. Në kërkim të vazhdueshëm, Yeats, anëtarësohet më 1890 në Urdhrin Hermetik të Agimit të Artë që praktikonte magjinë. Aty poeti gjen edhe gruan e ardhshme, Maud Gonne dhe do të jenë femrat që do të peshojnë më shumë në zgjedhjet e veta.
I gjithë ky besim dhe kërkim do të çojë edhe në përpunimin e disa teorive, në përfshirjen e disa elementëve të misticizmit në poema të tij, aq sa vështirë të ndash poetin nga besimi i tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.