Metës i ka dalë duarsh drejtimi i Kuvendit

Kanë qenë të shumtë ata që janë ngutur ta thonë të tyren lidhur me palavinë parlamentare të ca ditëve më parë. Dhe mirë kanë bërë. Vetëm se kapesh në befasi kur sheh se ca e ca sapo kanë zbuluar tek vetja një ndjeshmëri të pazakontë ndaj normave të etikës publike. Nuk e dinim që kanë qenë kaq të dhënë pas sjelljes nazike. Nuk e kanë demonstruar asnjëherë më parë këtë ndjeshmëri.
Sidoqoftë, problemi nuk është ky. Problemi është palavia parlamentare. Dhe në këtë pikë dua të ndalem tek Ilir Meta, tek i cili shumëkush ka veçuar e çmuar tolerancën, me të cilën ka drejtuar Kuvendin. Mirëpo, merret vesh se kjo gjë jo vetëm nuk mjafton, por edhe ka shërbyer si inkurajim i kësaj palavie. E nëse gjërat vijojnë (lihen) të rrjedhin po njësoj, Meta rezikon që të hyjë në histori si kreu i Kuvendit më të shthurur e më të ndyrë në historinë parlamentare të Shqipërisë.
Nëse nuk ka fuqi ta ndalë këtë që po ndodh, ai duhet të kërkojë pezullimin e transmetimeve televizive të këtyre seancave të pista. Kanë qejf ta përdorin këtë gjuhë në atë sallë? Le ta përdorin, por ne të tjerët nuk i duam të na vinë në shtëpi, dhe teksa them këtë, jam i sigurtë se po i jap zë asaj që mendon gjithë opinioni ynë publik. Kurrë më parë nuk kam jetuar me idenë se jam zëdhënës i këtij opinioni, por në këtë rast jam i sigurtë se po kërkoj diçka në emër të të gjithëve: nuk e duam këtë gjuhë që, nëpërmjet ekranit, të na vijë në shtëpitë tonë.
Dikush mund ta konsiderojë blokimin e tansmetimeve live të seancave parlamentare si një masë in extremis, pasi – kështu mendohet – në këtë mënyrë nuk i bëhet shërbim publikut që ka nevojë për transparencën e jetës politike. Kjo është një broçkull kolosale. Ngatërrohet kotmëkot transparenca e qeverisjes dhe e vendimmarrjes, për të cilën ne qytetarët kemi nevojë, me këtë protagonizëm rrugaçëror që nuk i lipset askujt, as rrugaçëve vetë. Edhe sikur kjo gjuhë të mos përdorej, transmetimi live i këtyre seancave do të ish një gjë e pakëshillueshme; ashtu siç është i pakëshillueshëm transmetimi live i mbledhjeve të komisioneve parlamenatre, ku të vetmit që flasin, të eksituar prej pranisë së kamerave, janë deputetët më të pagdhendur (duhet të ketë ndonjë arsye që në parlamentin britanik nuk lejohen të hyjnë kamerat e televizioneve e që transmetimi live i veprimtarisë parlamentare atje lejohet vetëm në rrethana të veçanta; vetëm ndonjë i marrë mund të mendojë se me këtë vendim deputetët britanikë kanë dëmtuar e lënduar transperencën e qeverisjes).
Kjo është një gjë që s’mund të bëhet? Atëherë, Meta duhet t’i kthehet rregullores së parlamentit, dhe kjo afërmendsh nuk do të thotë që të heqë dorë nga toleranca. Vetë ligjet e rregullat (në këtë rast, rregullorja e funksionimit të Kuvendit) e bartin qysh në origjinë idenë e tolerancës për më të dobëtin, apo për pakicat, e prandaj nuk ka nevojë që këtyre rregullave t’u bëhet krah dhe dashamirësia e zemërgjerësia e arbitrit të jetës parlamentare. Meta duhet t’i lërë mënjanë përpjekjet për t’u shfaqur babaxhan e simpatik me çdo kusht. Neve nuk na duhet në krye të Kuvendit një njeri që bëhet simpatik e babaxhan, ngaqë shkel rregullat. Neve na duhet dikush që bëhet simpatik e babaxhan, ngaqë kërkon respektimin e rregullave deri në një, qoftë dhe (sidomos) në rastin kur dhunuesit e këtyre rregullave, a të një etike publike, janë ish-kryeministri e kryeministri i vendit. Këta njerëz nuk duhen lejuar më të bëjnë atë që bënë para tri ditësh.
Comments
O Mustafa, ore ju jeni te

O Mustafa, ore ju jeni te gjithe te infektuar ose infektoni njeri tjetrin..

Po pse ore Meta dhe Rama e kane fajin qe eshte Berisha rrugac nga goja?

Ne vend ti kerkoni ketij burrit te mate fjalet, i kerkoni Metes ti mbylle gojen ose Rames te mos i pergjigjet.

Hajde logjike albanistani hajde

Kush tha qe ne nuk duam qe

Kush tha qe ne nuk duam qe te jepen seancat ku politikuajt shajne e fyejne njeri tjetrin. Nese keto nuk do te transmetoheshin, ne nuk do te kishim mundesi te njihnim se kush na ka qeverisur gjate ketyre viteve. Por do te thonim, o sa burre i mire qe eshte Berisha. Mirepo tani qe e kemi ndjekur prej vitesh, kemi goje e themi: O sa burre i ndyre eshte Berisha!

Dhe nje nga faktoret e humbjes se Berishes ne zgjedhje, jane pikerisht te sharat, ofendimet dhe kercenimet e tij ne seancat parlamentare. Ndryshe rrezikonte te fitonte perseri, nese ato nuk transmetoheshin.

Cfare thoni , mor aman! Edhe

Cfare thoni , mor aman! Edhe te vetmen kenaqesi qe na ka mbetur, doni t'na e hiqni? O Muc, ti po shperbehesh me shpejtesi te madhe, or lum miku. Pse, ti do ndalesh Drinin te derdhet ne Adriatik?

Kur Nano i drejtohet Metes

Kur Nano i drejtohet Metes "institucionalisht" te vjen t'ia shkrepesh vetes ose te duash te ikesh diku qe te mos e me degjosh me kurre fjalen "Shqiperi". A thua se Meta nuk eshte i njejti Mete qe shfaqet ne video duke bere qe skandalet boterore te duken lilipute ne krahasim me keto qe behen ne Shqiperi. A thua se ne kemi harruar; Apo mos, nepermjet ketyre thirrjeve "institucionale" synohet pikerisht kjo: qe te varrosim ne harrese gjithcka eshte e ndyre ne kete atdhe vajhalli, meqe nuk i biem dot me grusht "malit qe s'bezan"?

telekomanda e merion te quhet

telekomanda e merion te quhet shpikja me e madhe e shekullit! shtype butonin dhe shiko dicka te kendshme ose te pakten e arsyeshme!

O Muçi; ti e di mirë se Likja

O Muçi; ti e di mirë se Likja nuk është edhe aq tolerant, madje, siç ai e thotë edhe vetë, nuk është edhe aq frikacak. Puna është se Liken me çizme e me bllok hajduti e shpëtoi nga burgu Saliu i Viçidolit. Prandaj Saliu e ka bërë lëmë Parlamentin e po shin sipas qejfit se Liken e ka borxhli të madh.

Add new comment