Ka një problem me elitën “myslimane” shqiptare

Arrestimi i dy imamëve (dhe i disa ndjekësve të tyre) po e mban median prej ditësh nën një tendosje të pazakontë, që vjen prej zellit e kërshërisë për të informuar deri në detajet më të imta mbi këtë ngjarje që ka brenda edhe shqetësimin mbi një çështje që është shumë serioze, edhe sensacionin (u bë kohë tanimë që ngjarjet “me myslimanë” ndjellin vëmendje). Faqet e para janë pushtuar këto ditë nga tituj të mëdhenj, me anë të të cilëve janë paralajmëruar shkrime e raportime të gjata në brendësi të tyre. E duhet thënë se është një nga rastet e rralla, kur shtypi në tërësi e bën të vetin fët e fët shqetësimin e qeverisë a të institucioneve, dhe flet me gjuhën e këtyre të fundit. Të njëjtën gjë bëjnë dhe intelektualë të ndryshëm publikë, e në këtë kor bie në sy fakti që opozita ka mbetur pa gojë, dhe është kjo heshtje e opozitës që paradoksalisht e bën më evidente dhe e thekson një si esprit de corps në rrethana të tilla.
Në gjithë këtë histori kanë patur e kanë rëndësi edhe zërat që vijnë nga brenda bashkësisë së myslimanëve. Këta të fundit kanë sot pa hesap njerëz që mund t’i përfaqësojnë me dije e me aftësi në atë që Habermas-i e Hannah Arendt-i e kanë përkufizuar si ‘sferë publike’. Janë teologë, klerikë, publicistë, shkrimtarë, etj, të cilët afërmendsh flasin për llogari të tyre, por duke qenë se ua ka qejfi gjithë kohën të identifikohen mbi të gjitha si myslimanë, janë në një farë mënyre, qoftë dhe pa dëshirën e tyre, fytyra publike e bashkësisë së myslimanëve. Asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë kjo bashkësi nuk ka pasur një elitë të vetën kaq të sofistikuar në terma akademikë e intelektualë, dhe kaq të pranishme e agresive në ‘sferën publike’.
Një pjesë e këtyre janë ngutur të distancohen nga imamët në fjalë, por nga frika se mund të identifikohen si pjesë e korit “pro qeverisë, shtetit, institucioneve” lëshojnë dhe ndonjë sinjal mirëkuptimi në adresë të të arrestuarëve. Kjo elitë “myslimane” (përdor thonjëzat, pasi personalisht jam i prirur t’i shoh si njerëz të kulturës) është në një pozicion ‘sandwich’: nga njëra kanë kanë presionin e besimtarëve, ndoshta dhe të besimit, e nga ana tjetër bëjnë çmos të mos mbeten në periferi të debatit publik, i cili rëndom zhvillohet në një truall laik, në terma laikë, e nën shtysa e motivime laike, siç mund të jenë identiteti kombëtar, interesi publik, kokëçarjet të natyrës politike, etj, etj.
Ka një numër gjërash që e komprometojnë këtë elitë “myslimane” në qëndrimet e veta publike, por mbi të gjitha është kjo drojë e ky hezitim i tyre për të qenë të qartë njëherë e mirë, për të qenë të qartë për veten, për besimtarët myslimanë, e në fund për ne të tjerët, me të cilët, duan s’duan, do kenë të bëjnë sa të kenë frymë (ose sa të ketë frymë ky komb). Përveç kësaj, pritet prej tyre që të flasin në vijimësi për probleme të kësaj bashkësie, të cilat janë të shumta e të rëndësishme, dhe të vjen keq që të shumtën e kohës ata shtiren sikur probleme të tilla nuk ekzistojnë. Të vjen keq edhe që flasin e bëjnë denoncime si kofini pas të vjelit.
Do ish mirë, fjala vjen, që problemin e imamëve të arrestuar, por edhe të imamëve të tjerë që veç urrejtje dinë të kallin në shpirtrat e besimtarëve, ta kishin denoncuar ata më së pari. Ata janë të mirinformuar mbi atë që ndodh brenda bashkësisë myslimane, e mbi segmenet ekstremiste të klerit të tyre, e megjithatë u desh ndërhyrja e policisë dhe e prokurorisë, ndoshta dhe kori për të cilin fola në krye, që ata të bëheshin të gjallë e të thoshin se “këta imamë kanë gabuar, se ata janë pjesa më e keqe e bashkësisë, se ata kanë qenë një problem për këtë baskësi, etj, etj”. Kjo nuk u falet n’daç si njerëz të besimit, n’daç si njerëz të kulturës.

Comments
Mustafa, Muslimanet

Mustafa,

Muslimanet shqiptare, edhe pse te pakte ne numer e kane denoncuar xhihadizimin e muslimaneve shqiptare. Ky denoncim ka ndodhur qe ne vitin 2012 ne mediat e Tiranes. Problemi eshte se ata qe ti do ti quash si intelektuale, e qe me fal per shprehjen, jane miqte e tu, ne ate kohe ishin pro xhihadit ne Siri e rrezimin e Asadit. Ndersa Komuniteti Musliman i cili eshte peng i SHISH-it dhe politikes i shkonte per vije valles se politikes se Berishes dhe Rames, te cilet nen urdherin e amerikaneve ishin te gjithe gati per gjak e lufte me arabet. Tani pse politika globale ndryshoi dhe edhe ti i je bashkuar valles e thua qe xhihadi ne Siri eshte i keq, me vjen keq, por je i vonuar.

Ata intelektuale qe ti ke miq e shoke nuk kane si te reagojne hapur, pasi ata vete kane qene te perlyer me politiken xhihadiste te qeverise Erdogan. Edhe pse ata nuk duan ta pranojne nje gje te ketille tani. Por duke qene se ishin te ketille ata nuk reagojne dot.

Ndersa pretendimi yt se muslimanet ne Shqiperi sot kane boll akademike e intelektuale, eshte i kote dhe bosh. Ne Shqiperi nuk ka intelektuale te mirefillte muslimane. Ata qe kane guxim te flasin, ti e shoket e tu nuk i leni qe te bejne ze. Intelektuali eshte nje person rebel qe sulmon kedo e kudo. Si puna jote. Ama ti do persona bythelepires. E bythelepiresit nuk e bejne dot kurre intelektualin, pasi ata jane te tredhur qe te vegjel, pra jane eunuke.

Intelektuali i vetem islam ne Shqiperi qe ti mund te njohesh eshte Fatos Lubonja. Po ky eshte nje debat me vete.

i nderuar z.

i nderuar z. Nano,

krejtesisht dakort me ju ( per te mos thene edhe ca me pertej asaj qe ju i meshoni ne shkrimin tuaj ).

Ama si cdo dardhe, edhe kesaj here bishti eshte gjithmone mbrapa. Ta ngas llafin, jane elitat e ketij vendi, kryesisht politike, qe nuk ju intereson fare promovimi i ketyre elitë “myslimane” ( per te mos thene qe shpesh ju intereson qe ta denigrojne dhe nuk duan ta pranojne ekzistencen e tyre ). Si rrjedhoje, keta qe ju quani elitë “myslimane”, nuk i gjen as ne Parlament, as neper bashki, as ne prefektura etj. Edhe nje ambasador qe desh u vu, u kundershtua per hir te laicitetit.

Ne kete sjellje kuptohet qe vend te vecante luajne mediat, vizive ose te shkruara.

Ja psh, ne asnje nga emisionet qe ju drejtoni, prej kaq kohesh tek ORA NEWS, nuk kemi pare ndonje prej ketyre muslimaneve elitare.

Me kot kam pritur qe gjate muajit te Ramazanit, ose per dy bajramet, te ishte nje musliman i ftuar perballe jush. Ne po te njejten linje, jane edhe mediat dhe gazetaret e tjere. Ne nje kohe qe neper emisione, opinione, debate, emisione para apo pasdite, show, apo shkencore, gjen nga te gjitha llojet e temave, nuk kemi pare as edhe nje here te vetme ( lere pastaj ne menyre te vazhdueshme ) keta muslimane normale, muslimane intelektuale qe te flasin per perditshmerine e tyre, sfidat, dhe si rrjedhim edhe per hallet brenda bashkesise qe mund te na prekin edhe neve qe jemi jashte tyre.

Fatkeqesisht, me barrieren e ngritur ne te gjitha fushat ndaj atyre qe ju quani elitë “myslimane”, si edhe promovimin pa hesap te fotove, emrave, familjareve , menyres se jeteses se te arrestuarve se fundmi, shteti, mediat dhe elita e ketij vendi po prodhon disa "lojtare titullare" qe do merren per shume kohe ne reference si perfaqesues te muslimaneve, dhe kjo nuk i sherben askujt, te pakten publikisht keshtu duket..................larg qofte nqs media i kthen ne heronj

Zotit Nano.Se ku do te dalesh

Zotit Nano.
Se ku do te dalesh me ket shkrim akoma se kam kuptuar, se di ku te shpie mushka me keto shkrime, por po te them nje shprehje qe e perdor shpesh me veten time. " Te jesh budalla ska rendesi, e rendesishme eshte qe mos ta marrin vesh te tjeret".
Kthehemi tek tema jone. Mercenaret shqiptare ne Siri. Pse mercenare??? Se ja ua garantoj me bindje te plote qe 98 % kane shkuar per leke dhe 2% per budallallek, feja gjithmon i ka perdorur te paditurit nder shekuj. Problemi nuk qendron tek komuniteti mysliman,sipas mendimit tim problemi qendron tek shoqeria ne pergjithesi, dikush po luan fijet nga pas kuintave dhe ne po biem ne kurth. Ka nje antipati ne rritje ndaj myslimanizmit keto kohet e fundit dhe akoma se kam kuptuar nga po vjen. Ne si popull duhet te ndergjegjesohemi qe nga feja skemi pasur kurre asnje te mire. Gjergj Kastrioti u mundua te perfitonte nga " prejardhja " jone e krishtere dhe u braktis ne diten me te keqe nga Vatikane dhe Venediku, dhe diten qe vdiq " Skenderbeu" kaloresi i krishterimit, venedikasit djegin pothuaj komplet bregdetin e kshu me radhe. Ne duhet te jemi krenar per laicitetin tone si shoqeri dhe si komb, mund te jemi rasti unik qe shtet-formimi yne nuk lidhet me fene. Komplet komshite tane ortodoks u ndihmuan ne shtet-formim nga Rusia. Kurse per shqiperin "katolike" nuk u be asgje nga kryeqendra e krishterimit sic eshte Vatikani qe ne ate kohe ka qene goxha i rendesishem ne arenen nderkombetare, po ashtu shqiperia "myslimane" u braktis fare nga perandoria otomane qe pavarsisht se ishte e semure me pak ndihme nga ana e saj shqiperia sdo ishte vetem 38mij km2. Shqip muhabeti bota ne na ben te krishtere e myslimane sipas situates qe i pershtatet asaj.
Problemet e komuniteteve fetare nuk jane te panjohura ne Shqiperi dhe jo vetem, kemi shume raste perplasjesh brenda komuniteteve te ndryshme qe shesh kane perfunduar ne gjykate, po kto nuk thuhen dhe nuk shkruhen deri ne momentin qe iu intereson personave apo organizmave te caktuara. Kur mercenare nga e gjith bota u mblodhen ne Kosove nuk i permendi njeri apo gabohem???? Mercenaret shqiptare qe moren pjese ne lufta te ndryshme nuk ishin xhihadiste deri ne momentin qe do etiketohen ashtu se ashtu i intereson ndokujt.

Do ju keshilloja ju dhe shume analista si ju thirrni mendjes me perpara mos krijoni konflikte artificiale.(Ne momentet qe shkruaj po marr mendime nga shoke myslimane katolike e otodoks,qe hame e pime bashk pa ofenduar, fene e perdorim vetem kur duam te bejme gallat me njeri tjetrin). Prandaj zoteria juaj do bente mire qe shkrimet ti beje taman e jo thjesht per te bere debat se kto lloj debatesh marrin flake shpejt ne gjendjen ne te cilen ndodhemi. Ju pershendes

Dy fjale per popullin

Asnjeher skam dashur te futem ne temat e besimit fetar ngaqe kam nje mendim shume radikal per besimet fetare. Dua te them per derisa te gjitha besimet kryesore thone qe zoti eshte nje eshte e pamundur qe te mos mendosh qe fete jane partite politike me te vjetra dhe me me shume anetare ne bote, qe perdorin nevojen tone per besim. Zoti eshte nje. Njerez besoni ne zot e jo ne sharlatane qe sipas tyre percjellin fjalen e zotit dhe pastaj nuk lene gje pa bere dhe per kto kemi shembuj te shumte nga te gjitha besimet.

Olsi shkrete qe u robtua per

Olsi shkrete qe u robtua per Islamin ne Shqiperi u ca duke folur, por nuk ia vune veshin! :P
Kujt ia shet keto ti? Olsi ka nje jete te tere qe di vetem te prodhoje xhihadizem e banditizem me shkrimet e tij. E gjithe veprimtaria e tij eshte per te ndersyer muslimanet te konfliktohen me shoqerine. Kur na u be Olsi pellumb i paqes?! :P
Imamet qenkan mashtrues, Ezani qenka mashtrues. Vetem Olsi qenka ne rregull! :P
Burrerore eshte qe ti vertetosh akuzat perverse qe ben. Duke dashur te ndysh imamet, me shpifje kaq te uleta, vetem se tregon pisllekun e Jazexhiut dhe bandes se tij. Flit me prova, ose perndryshe haje ate qe dhjet! Na verteto ketu me tekst se Imam Kalaja ka bere thirrje per te shkuar ne lufte ne Siri! Na verteto ketu se ne cfare shkrimi Ezani ka mbeshtetur shqiptaret ne Siri! Perkundrazi, ne cdo shkrim e ne cdo koment ezani i ka kritikuar ashper keto gjera, qe ne rastet e para te publikuara. Por ti je shpifes dhe perdo mjete te felliqura per te inkriminuar cdo njeri te afte qe punon dhe ka sukses. Kete e beni sepse lideri juaj, nese nuk je ti vete Olsi Jazexhiu, eshte vetem nje deshtak i inatosur, qe pasi nuk e do dhe nuk e pranon asnje njeri ne Tirane, kerkon te akuzoje gjithe boten.
Duhet te kesh turp nga vetja, qofte edhe ne anonimitet!

Z. Nano, per sa i perket

Z. Nano, per sa i perket pretedimit tuaj se muslimanet nuk e kane denoncuar retoriken e te arrestuarve ne lidhje me luften ne Siri, nuk eshte i sakte! Ju duhet te ishit informuar me shume per ate qe ndodh brenda bashkesise se muslimaneve (nga njerezit tuaj shume te afert) dhe do ta kishit mesuar se retorika te tilla jane denuar prej kohesh nga imamet shqiptare, por edhe me gjere, pasi ky nuk eshte nje problem vetem i Shqiperise, madje, me lejoni t'ua them se ky as qe eshte problem ne Shqiperi. Akoma jo. E me gjase as nuk ka per te qene!

Add new comment