merita selimi
Merita e Vettingut
Më 12 mars 2025, një nga institucionet e krijuara enkas për Vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të merrte një nga vendimet më kontradiktore në sistemin e drejtësisë, duke rikthyer në detyrë një prokurore e cila ishte përjashtuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ajo që do të bënte KPA- ja do të linte shenjë në sistemin e drejtësisë pasi për të njëjtin kriter që do të skualifikonte një listë të gjatë prokurorësh e gjykatësish, po për atë kriter do të mbyllte sytë për magjistraten Merita Selimi.
