jacques delors
Ndahet nga jeta europiani Jacques Delors
Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i njohur si arkitekti i BE-së moderne, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, ndërsa lajmi konfirmohet nga vajza e tij. Delors ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.Duke shërbyer nga viti 1985 deri në 1995, Delors hodhi bazat për monedhën e përbashkët europiane, euron. Vajza e Delors, Martine Aubry njoftoi se ai kishte vdekur në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris.