lindsay graham
Video/Gaza duhej rrafshuar siç rrafshuam ne Berlinin dhe Tokion gjatë Luftës II Botërore
Në një intervistë për Sky News, senatori republikan Lindsay Graham ka deklaruar se ai, por edhe republikanët janë dakord me veprimet e Izraelit në Gaza duke rrafshuar çdo gjë në rajon. Pa kursyer fëmijë dhe gra. Sipas tij, kemi të bëjmë me një kërcënim ekzistencial për Izraelin që dikton veprim nga SHBA si në Berlin dhe Tokio gjatë Luftës II Botërore. Deklarimet e tij vijnë ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump inauguroi Bordin e Paqes, në kuadër të të cilit ka akorduar 10 miliardë $ për rindërtimin e Gazës.
Informbyroja dixhitale: Ajatollahu Po. Trump Jo
Senatori i Karolinës së Jugut, Lindsay Graham e ka cilësuar një gabim serioz bllokimin nga platform sociale Twitter, të llogarisë së Presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në këtë rrjet, duke ironizuar se edhe ai mund të bllokohet për atë që po thotë, Graham ka provokuar duke deklaruar se:
Ajatollahu mund të cicërojë. Trump jo
