zv/ministra

Rotacion pushteti me zv/ministra brenda PS

Postuar në 07 Tetor, 2017 20:37

Jo pa qëllim kryeministri Rama prezantoi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste zv/ministrat e rinj, ose ajo që mund të quhet “garda” e dytë e pushtetit.  Bëhet fjalë për 33 emra që i bashkohen qeverisjes së Partisë Socialiste në nivel zv/ministrash.

Shumica janë emra të panjohur ose të paafirmuar më parë si figura politike të kësja partie, çka nënkupton edhe hyrjen e PS në një fazë rotacioni. Nga zv/ministrat e vjetër, Rama ka mbajtur në detyrë vetëm Petro Koçin te Ministria e Mbrojtjes i cili do të jetë i vetëm si zëvendës i Olta Xhaçkës.

Subscribe to RSS - zv/ministra