zgjedhjet
Donald Tusk caktohet koordinator në negociatat për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të BE-së
Donald Tusk, aktualisht Kryetar i Këshillit të BE-së është ngarkuar me detyrën e seleksionimit të kandidaturave për drejtimin e institucioneve kryesore të unionit.
Drejtuesit kryesorë të qeverive anëtare të BE-së kanë kërkuar nga Tusk që të konsultohet me Parlamentin Europian dhe kryeministrat përkatës për këtë proces për shkak se zgjedhjet e fundit europiane nuk rezultuan me një shumicë të qartë.
Bannon feston “vdekjen” e Bashkimit Europian
Projekti i integrimit evropian "vdiq" më 26 maj me humbjen e presidentit pro-europian të Francës, Emmanuele Macron përballë ekstremit të Marin Le Penn. Kështu është shprehur ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon teksa ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve europarlamentare të së dielës.
Marku konnfirmon zvarritjen e hetimeve të dosjes 339
Dosja që është në thelb të krizës politike, e famshmja 339, sipas kryeprokurores Arta Marku është zvarritur. Këtë e ka pranuar vetë kryeprokurorja në një raportim në Komisionin e Ligjeve. E pyetur nga deputetët ajo tha se hetimet vazhdojnë dhe se shumë shpejt do ketë një vendimarrje.
Macron e Tsipras, dy humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve
Në pamje të parë zgjedhjet europiane të këtij viti shënuan një pjesëmarrje të madhe, ku nga rezultatet e votimeve do të formësohet udhëheqja politike e Bashkimit për pesë vitet e ardhshme.
Në Gjermani socialdemokratët e SPD pësuan një tjetër disfatë duke marrë vetëm 15.5% të votave, ndërsa (CDU / CSU) e kancelares Merkel mbetet në krye, por me mbështetje të reduktuar në 28%. Fituesit e mëdhenj janë të Gjelbrit që u renditën në vendin e dytë me 22%. Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë mori në 10.5%.
Kryeministri nuk ka asnjë tagër të flasë për datën e zgjedhjeve
Kryeministri i Shqipërisë deklaron nga letra në letër (janë bërë pesë deri më tani) se askush nuk mund të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe në letrën e sotme(në të pestin xhevahir) për kreun e PD-së, kryeministri e vë në dukje këtë gjë:
Ç’drejtim do të marrë Europa?
Më 26 maj ne ndodhemi para zgjedhjeve vendimtare për kontinentin," thotë kryetari i fraksionit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber, në javën e fundit të takimeve për zgjedhjet europiane që zhvillohen në plenium. Jo vetëm Weber, kandidati kryesor i familjes së partive ku merr pjesë edhe ai, por edhe shumë politikanë të kampeve të tjera i kanë deklaruar zgjedhjet për Parlamentin Europian, si zgjedhje që vendosin fatin e BE.
Humor anglez me zgjedhjet e 30 qershorit
Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në Shqipëri. Do të mbajmë sytë hapur për të vëzhguar fenomenin e blerjes së votës apo parregullsi të tjera
Kështu është shprehur dhe në një konferencë për shtyp, drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE - ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover.
“Letra e katërt” vjen nga Presidenti: Gati të shtyj zgjedhjet
Sugjerimi i gjermanëve të CDU/CSU-së për të shtyrë datën e zgjedhjeve duket se po çon drejt një skenari të përfolur edhe më herët. Pak ditë më parë kryeministri tha se nuk është në kompetencën e tij ndryshimi i datës, por gjithsesi u tregua i gatshëm ta diskutojë. I fundit që ka hedhur një hapë më shumë është Ilir Meta, i cili për të dekretuar një datë tjetër. Meta doli me një qëndrim paspropozimit të dy deputetëve gjermanë ku thekson gatishmërinë për opsionin e sugjeruar prej tyre.
Deklaratë e fortë e CDU/CSU: Të shtyhen zgjedhjet në Shqipëri
Shtohet presioni ndaj qeverisë për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit. Opozita duket se ka siguruar mbështetjen e Gjermanisë në këtë pikë, duke i hequr alibinë më të fortë që ka mazhoranca dhe kryeministri, atë të mbështetjes së ndërkombëtarëve.
Në një deklaratë të grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman thekdohet shqetësimi për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që qeevria thotë se do t’i bëjë pa opozitën.
Çështje "pazari" edhe zgjedhja e Presidentit të KE-së
Teksa fushata e kandidatëve për zgjedhjet evropiane po përfundojnë, vëmendja e të gjithëve përqëndrohet në zgjedhjet e së dielës, të cilat do të përcaktojnë në një masë të madhe se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Pikat kyçe janë tre:
