ukraina
Moska, optimiste për negociatat në Stamboll: Kufizohen veprimet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv
Moska dhe Kievi zhvilluan sot një tjetër raund bisedimesh në Stamboll. Në përfundim të takimit ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit rus, tha se bisedimet ishin konstruktive.
David Petraeus: Qiraja 99-vjeçare e Krimesë dhe statusi i veçantë i Donbasit si zgjidhje e krizës në Ukrainë
Ish-kreu i CIA-s, gjenerali David Petraeus, thotë se lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë shumë të paparashikueshme. “Ka shumë skenarë të mundshëm, varësisht se cili nga dy kampet do të jetë në gjendje të furnizohet me karburant, të riarmatoset, të zëvendësojë humbjet dhe të shtojë kapacitete të reja.
Lugansku hedh idenë e referendumit për shkëputjen nga Ukraina
Nuk është vetëm pushtimi ushtarak ai që kërcënon integritetin territorial të Ukrainës, por edhe iniciativat politike që synojnë të sanksionojnë amputimin përfundimtar të një pjese të vendit. Një skenar "korean", sipas inteligjencës së Kievit, "një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë" është ajo e rajonit të Luganskut.
Zelenskiy, heroi i Perëndimit në një lojë lufte
Aktori i mirënjohur Sean Penn ka deklaruar në një intervistë për CNN se nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nuk do të lejohet të flasë gjatë transmetimit të ceremonisë së Oscar, ai do ta shkatërrojë trofeun e vet.
Nuk ka asgjë më të madhe sesa Akademia të mundësojë që ai të flasë me të gjithë ne
është shprehur ai.
Siguria energjetike/ Kreu i IEA: Europën e presin muaj të vështirë
Evropa po shqyrton një plan prej tre pikash për të reduktuar varësinë nga gazi natyror rus me një të tretën deri në fund të vitit 2022, thotë drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, në një intervistë me Kathimerini. Sa I përket sigurisë energjetike, ai paralajmëron se Europën e presin disa muaj të vështirë.
Gati për fazën II/Rusia lidh me rrugë tokësore Krimenë me Donbasin: 1 351 ushtarë të vrarë
Rusia ka njoftuar sot numrin e ushtarëve të vrarë në konfliktin në Ukrainë që zbret shumë më poshtë pretendimeve të NATO-s. Shefi i Drejtorisë Qendore të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Sergei Rudskoy ka deklaruar se në luftime janë vrarë 1351 ushtarë dhe janë lënduar 3825 të tjerë.
Sipas tij nga pala ukrainase janë vrarë 14 000 trupa dhe janë lënduar 16 000 të tjerë, duke ngritur kështu pretendimin e një shpërbërjeje.
NATO raporton për herë të parë shifra mbi humbjet e Rusisë në Ukrainë
Për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, NATO ka raportuar shifrën e humbjeve në radhët e ushtrisë ruse. Sipas përllogaritjeve, 7 000 deri në 15 000 ushtarë rusë janë vrarë në katër javë të luftës në Ukrainë, ku rezistenca e ashpër e vendasve i ka bërë të pamundur Moskës fitoren e rrufeshme që ajo kërkonte.
Për krahasim, Rusia humbi rreth 15 000 trupa gjatë 10 viteve në Afganistan.
Jehonë idesë së një rusofobie në Perëndim
Si në çdo situatë problem kryesor që do të mbetet është narrativa, ajo që njerëzit besojnë, apo qëndrimi që ata marrin. Në luftën aktuale në Rusi, krijohet ideja se vetëm një pjesë e rusëve e kuptojnë atë që Putin po bën dhe se gjithë bota ose është kundër, ose qëndron neutrale. Deri më tani, argumenti bazë që e izolon Rusinë është sulmi mbi një vend sovran, por ky argument do të qëndrojë në këmbë si pjesë e shqetësimit publik deri në momentin kur sanksionet të kenë gjeneruar një faturë e cila tejkalon shkeljen e sovranitetit të një vendi.
Ambasadori britanik në Greqi: Mund të na duhet të shkojmë përtej sanksioneve me Putinin
Ambasadori i ri britanik në Athinë, Matthew Lodge, e cilëson ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë një "sipërmarrje e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin". Në një intervistë për greken “Kathimerini”, Lodge thotë se sanksionet që Perëndimi ka vendosur deri tani mund të mos jenë të mjaftueshme, ndërsa parashikon fundin e luftës në Ukrainë me dështimin e Putinit.
BE shton ndihmën ushtarake për Ukrainën
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë arritur një marrëveshje politike për të asistuar Ukrainën me 500 milionë euro të tjera armë dhe pajisje ushtarake.
Kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, riafirmoi unitetin e bllokut kundër Rusisë, duke u zotuar të vazhdojë të gjitha llojet e mbështetjes për vendin e goditur, duke përfshirë mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake.
