trump
Shteti kundër shtetit – shërbimet amerikane, partnerëve në Izrael: Trump nuk është i besueshëm
Mediat izraelite raportojnë sot për një zhvillim që mund të prekë marrëdhniet mes Izraelit dhe SHBA-së. Gazeta “Haaretz” referon raportimet e një gazetari investigativ, Ronen Bergman, sipas të cilit komunittei i shërbimeve sekrete amerikane, ka paralajmëruar shërbimet izraelite që të mos ndajnë informacione të klasifikuara me shërbimet e administratës Trump pasi ato mund të rrjedhin drejt Rusisë dhe Iranit.
Penthouse ofron 1 milionë dollarë për videon seksuale të Trump
Pjesë e raportit të publikuar nga Buzzfeed për marrëdhëniet e Donald Trump me Moskën është edhe pretendimi se Moska ka në dorë një vido me orgji seksuale të presidentit të zgjedhur amerikan, çka e bën atë penf të Putinit.Në raport thuhet se incidenti i supozuar ka ndodhur në hotelin Ritz Carlton cili është nën vëzhgim nga shërbimet sekrete ruse, që ka instaluar aty "mikrofona dhe kamera të fshehta në të gjitha dhomat për të regjistruar ato që dëshiron.
Fake News - Në shqip do ta quanin "Media Kazani"
Duket se përballja politike në SHBA ka lënë pas çdo kufi etik, aq sa media të konsideruara deri më tani tribuna të profesionalizmit dhe fjalës së lirë janë vënë nën kritikë për lajme të rreme.
Raporti “sekret”, njollë mbi gazetarinë. Kryqëzohet BuzzFeed
Orteku i propagandës për rrezikun rus duket se nuk do të ndalet, pavarësisht se gjeneruesit kryesorë të saj janë kapur në gabime të mëdha edhe vetë. Ndonëse i gjithë skenari për hakerimin rus në zgjedhjet amerikane nuk ka arritur të japë deri më sot një konkluzion të vetëm se cili ishte rezultati i kësaj fushate të presupozuar, goditjet në të njëjtin drejtim vazhdojnë.
Raporti konfidencial për Trump – dyshime për lajme të rreme
Fake News – kështu i ka komentuar presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump raportimet e fundit që kanë dalë përmes CNN e që ndërtojnë një skenar për kapjen e tij nga rusët. Mediat kanë hedhur në qarkullim një raport prej 35 faqesh, i cilësuar sensitiv ku referohen burime nga shërbimet ruse që flasin për një përpunim në 5 vite të Trump, për aktivitete të sikletshme në sferën private, por edhe për favorizime të mëdha në biznes. Ndonëse u deklarua se FBI-ja po heton, keu i Byrosë, James Comey, nuk ka pranuar të bëjë publike ndonjë gjë.
Haberi i CNN: Rusia ka informacione kompromentuese për Trump që përsërit: Great again!
Presidenca amerikane e Donald Trump mbërrin në kufijtë e kinematografisë. Sulmet e kundërsulmet e pandërprera që nisën që me frikën se Trump mund të shtypë butonin e armëve bërthamore, vazhduan te racizmi i tij, antimyslimanizmi, politika e jashtme e paqartë, ka prodhur sot një tjetër episod. CNN raporton se sipas disa burimeve, që sigurisht janë familjarë me çështjen, shërbimet sekrete amerikane i kanë paraqitur Barack Obamës dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump, të dhëna se Rusia posedon informacione kondidenciale, kompromentuese, me natyrë personale dhe financiare për Trump.
Raporti i SHBA: Rritje e konflikteve dhe regres i vlerave demokratike
Qeveria e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump pritet të përballet me një rrezik në rritje të konflikteve ndërkombëtare dhe regres më të madh të vlerave demokratike pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Paralajmërimi vjen nga agjencitë e zbulimit në një raport të bërë publik të hënën.
Zhvillimet ekonomike dhe politike, ndryshimet teknologjike dhe humbja e rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara kumtojnë një të ardhme të vështirë dhe të zymtë”-thuhet në raportin e publikuar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës.
Trump: Demokratët neglizhuan vetë rrezikun kibernetik
Donald Trump akuzoi demokratët se kanë treguar "neglizhencë të madhe", duke lejuar ndërhyrjen në server dhe hapësirën kibernetike para zgjedhjeve presidenciale.Vlerësimet e Trump vijnë pas publikimit të raportit të shërbimit sekret amerikan, i cili thotë se presidenti rus Vladimir Putin udhëzoi kryejen e "një fushatë ndikimi" në zgjedhjet presidenciale amerikane që synon minimin e procesit demokratik dhe diskreditimin e kandidates demokrate Hillary Clinton.
Gardh kufitar edhe me Kanadanë?
Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij.