shba
SHBA foli: Zgjedhjet në Shqipëri në 18 qershor, opozita të marrë pjesë
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin, Hoyt Brian Yee i kërkon opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe të mos i bllokojë ato. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ai thotë se Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj më 18 qershor. Sipas tij nëse ka probleme opozita dhe qeveria duhet të kenë dialog në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira e të drejta.
Min 15:50
“Politika e SHBA në Siri synon ndarjen, federalizimin ose krijimin e një shteti kurd”
Synimet e SHBA-së në Siri kanë qenë që në fillim ndarja e vendit, federalizimi dhe në finale krijimi i një shteti kurd në veri të vendit. Të konsideruar prej kohësh si partnerë të amerikanëve, kurdët nuk kanë rreshtur në përpjekjen për shtetin e tyre, legjitime dhe e drejtë nga një perspektivë njerëzore. Por armiqtë e një entiteti të tillë janë të shumtë dhe të fuqishëm pasi në thelb shteti kurd do të shërbente si hallkë për ndryshimin e peizazhit gjeopolitik në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Mesme.
"Të panjohurat” e faktorizimit të një të dobëti të politikës
Disa ditë pas vizitës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ShBA, disa segmente të koalicionit qeverisës kanë vënë në veprim një “skenar” të vockël që synon eklipsimin e plotë të saj. Televizioni kombëtar, Top-Channel, raportonte sot për një prononcim të një prej zëdhënësve të ambasadës amerikane në Tiranë që të shprehej:
Ballkani Perëndimor, në kryqëzim të tensionit ndërkombëtar. Asnjë garanci për politikën e ShBA
Derek Chollet, zv. President Ekzekutiv dhe Këshilltar i Lartë për Sigurinë dhe Politikën e Mbrojtjes në Fondin Marshall të ShBA thotë se politika amerikane ndaj Ballkanit është e paqartë. Chollet ka qenë Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes dhe Ndihmës i posaçëm i Presidentit dhe është njohës i çështjeve të rajonit. Komentet e tij në intervistën për Europeanwesternbalkans.com paraqesin rëndësi pasi politika e vendeve si Shqipëria po luan së fundmi me fiksionet e një mbështetjeje dhe vazhdimësie që nuk rezulton me ndërrimin e administratës amerikane.
Opozita mbetet vetëm, Basha nuk merr mbështetje nga SHBA
Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara u mbyll me një intervistë në Zërin e Amerikës, ku Basha u pyet për takimet që pati në Uashington. Deklaratat e tij duhet thënë se nuk sollën asgjë të re në qëndrimet e opozitës, përveç konfirmimit se PD do të bllokojë zgjedhjet edhe pse nuk do të marrë pjesë në proces.
Gara për të kapitalizuar ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA në Ballkan
Ditët e fundit në Washington është zhvilluar një takim i 68 anëtarëve të Koalicionit Ndërkombëtar kundër ISIS, i kërkuar ky nga sekretari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Aktivitetet e këtij takimi i ka përcjellë gjerësisht edhe ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka marrë disa kontakte. Kështu ai ka pritur në ambasadën tonë në Washington, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, akt ky që flet për rëndësinë e Shqipërisë në një rajon që po nxehet sërish.
Shqipëria kërkon thellimin e bashkëpunimit strategjik me Trump
Qeveria shqiptare nuk u tregua shumë entuziaste për zgjedhjen e Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo për shkak të pozicionimit politik dhe ekspozimit të panevojshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pro kandidates demokrate, Hillary Klinton.
Totalitarizmi dixhital – nën një survejim të paprecedentë në histori
Vault 7 – projekti i ri i WikiLeaks në publikimin e veprimtarive ekstraligjore të agjenciave amerikane të spiunazhit zbulon më së miri se kapacitetet e këtyre enteve janë të tilla që mund të kryejnë survejim global të rrjetit. Programe dhe motorë kërkimi që operojnë në kontratë me milionë përdorues janë ekspozuar si të manipulueshëm nga agjencitë që përdorin në këto raste “boshllëqe” të sistemit dhe programimit për të realizuar qëllimet e tyre. Mjafton të thuhet se ekipi i CIA-s që menaxhon këtë punë ka koduar më shumë rreshta se Facebook, kjo sipas WikiLeaks.
Dokumentet/SHBA-të nuk kishin objektiv rrëzimin e Enver Hoxhës
Universiteti i Georgetown ka publikuar së fundmi një material të përgatitur nga dr. Ronald Landa në vitet 2011-2012 pë llogari të Departamentit të Mbrojtjes. Materiali është një nga tre studimet e bëra dhe flet për politikën e SHBA në Europën Lindore dhe Qendrore përpara revolucionit hungarez të vitit 1956. Në krye të materialit qëndron konkluzioni i ish-presidentit amerikan Eisenhower, i cili e shihte të pamundur ndryshimin e regjimeve komuniste përmes ndërhyrjes ushtarake.
Publikohen pamjet e 210 testeve të para bërthamore të SHBA(video)
Mes viteve 1945-1962 SHBA kreu 210 teste bërthamore, pamjet e të cilave publikohen vetëm tani.
