shba
E tha Amerika...
Në një dalje sot në media analisti Mustafa Nano u shpreh pak a shumë se fakti që ShBA po shpall non grata njerëz të politikës duhet të mjaftojë si i tillë. Pra të mos rrëmohet për arsye sepse ShBA është superfuqia e botës dhe kaq mjafton.
Z. Nano nuk është i vetëm në këtë qasje që në të vërtetë duket se i drejtohet amerikanëve sesa shqiptarëve për t’u (stër)thënë se "unë jam pro ShBA".
Non grata zgjerohet majtas
Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) shtoi shtatë emra të rinj nga katër vende të Ballkanit Perëndimor, në listën e personave non grata.
Nga Shqipëria, non grata rishtas janë ish-deputeti socialist, Aqif Rakipi dhe pronari i Ora News, Ylli Ndroqi.
"Lufta ndryshoi paradigmën, por ky nuk është fundi i globalizmit"
Spekulimet për vdekjen e globalizimit janë shumë të ekzagjeruara, thotë Pascal Lamy, ish-këshilltar i ministrit të francez të Financave dhe shefit të Komisionit Evropian Zhak Delors dhe ish-kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Lamy, i cili ka qenë për disa kohë edhe komisioner i tregtisë i Bashkimit Evropian, argumenton se goditjet nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës nuk sinjalizojnë një ndryshim paradigme, por thjesht kanë "rivlerësuar" rreziqet e ndërlidhjeve dhe kanë ngadalësuar multi-lokalizimin e sistemeve të prodhimit.
Kriza në Ukrainë, SHBA anullon testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III
Ushtria amerikane ka anulluar testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III për shkak të krizës ukrainase. Më herët testi ishte shtyrë në kohë, por sot agjencia “Reuters” njofton se ai është anulluar si një shenjë e mesazheve për ulje tensionesh.
Shtëpia e Bardhë korrigjon Bidenin: Nuk e kishte fjalën për ndryshim regjimi në Rusi
Presidenti amerikan Joe Biden ka provokuar një diskutim të gjerë mediatik dhe politik me mbylljen e fjalimit të tij në Poloni, prej nga ku duket se ka lëshuar një frazë të paparashikuar.
SHBA merr përsipër furnizimin e Europës me gaz të lëngshëm
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje të premten për të furnizuar Evropën me sasi të shtuar të gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së (LNG), ndërsa liderët e bllokut evropian janë mbledhur në diskutime për të frenuar varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse dhe për t'u përballur me krizën energjetike.
Pakti i shpallur gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel, pason një ditë me tre samite në kryeqytetin e BE-së, ku liderët kritikuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.
Filohelenizmi në kontekstin e ngjarjeve të mëdha në Evropë dhe SHBA
Përpara se të filloj do të dëshiroja të theksoj rëndësinë që ka trajtimi i tematikës në fjalë nga auditorin shqiptar, për të paktën katër arsye kryesore.
Së pari, sepse idetë e Iluminizmit, mbi të cilat u brymos Revolucioni Grek, mbeten aktuale edhe sot, sepse karakterizojnë shtetet e civilizuara dhe demokratike.
Së dyti, sepse gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit kontaktet ndërmjet popullit grek dhe atij shqiptar janë zgjeruar dhe përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.
Po SHBA-ve kush u vendos sanksione?
A është legale lufta e tanishme në Ukrainë?
Informacione për nxjerrjen e Gardës Iraniane nga lista e organizatave terroriste në SHBA
Media në Lindjen e Mesme raportojnë për një mundësi të nxjerrjes së Gardës Islamike Revolucionare iraniane nga lista e organizatave terroriste. Informacionet nuk përcjellin ndonjë dokument apo qëndrim zyrtar por mbeten në interpretimin e zërave të pakonfirmuar. Një arsye kryesore për këtë lëvizje të mundshme është marrëveshja bërthamore e riaktivizuar me Iranin. Megjithatë diçka të vërtetë ka. Një e dhënë për këtë vjen nga Izraeli, ku kryeministri Naftali Benett dhe ministri i Jashtëm, Yair Lapid kanë deklaruar se:
Lavrov: Nuk kemi vend në një botë unipolare të udhëhequr nga SHBA
Shefi i diplomacisë ruse thotë se sanksionet që iu vunë Rusisë pas ndërhyrjes ushtarake tregun se Perëndimi dominohet nga SHBA dhe BE-ja është e pafuqishme. Lavrov thotë se Rusia nuk mund ta pranojë rolin e sherifit ndërkombëtar që SHBA-të i kanë dhënë vetes dhe do t’i kthejë sytë nga Lindja.
“Nëse ka pasur deri tani ndonjë iluzion se një ditë mund të mbështetemi te partnerët tanë perëndimorë, ky iluzion nuk është më”, tha Lavrov për RT.
