serbet

Mur me serbët edhe në Preshëvë

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 12:27

Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit kanë krijuar konfuzion, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Kosovës, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe mosbesim sa u përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog. Por, reagime ka edhe nga Lugina e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës. Musliu ka thënë se nëse nuk largohet muri në Mitrovicë, atëherë e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Luginë.

Autostrada e Paqes, a janë Rama e Vuçiç pajtuesit e shqiptarëve dhe serbëve?

Postuar në 15 Tetor, 2016 11:24

Forumi ekonomik i Beogradit u përcoll nga zyra për shtyp e kryeministrit si një tjetër sukses në axhendën rajonale të qeverisë shqiptare, ndonëse palët ishin të pabarabarta dhe jo të gjithë shqiptarët ishin të përfaqësuar në këtë nismë rajonale.
Drejtoresha e Bankës Botërore e quajti Autostrada e paqes, duke shprehur vlerësimin për Ramën e Vuçiç si dy liderë me vizion për të ardhmen.

Një libër për fundin e Jugosllavisë. Ish – presidenti Joviç: Serbët humbën gjithçka që krijuan në shekullin e 20 -të

Postuar në 14 Shtator, 2016 12:51

Media serbe “B92” i ka kushtuar sot një hapësirë një libri të ri që flet për historinë e afërt politike të serbëve në shtetin e përbashkët me sllavët e tjerë të jugut dhe popuj të tjerë. Libri ka për autor Borislav Joviç, ish-president i Jugosllavisë dhe titulli i tij jep mesazhin e qartë: “Si serbët humbën një shekull – fati tragjik i serbëve në shtetin e përbashkët”.

Daçiç flet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë: Në 1981 kishte 43 mijë serbë në Prishtinë. Në 2001 kishte 430

Postuar në 26 Gusht, 2016 12:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, organizuar nga Ban Ki Moon për raportin e fundit mbi punën e UNMIK, se në Kosovë është kryer spastrim etnik i serbëve.
Sipas tij, politika shqiptare ka një synim: bashkimin në një shtet të vetëm dhe për këtë përsëritet shpesh spastrimi etnik i shqiptarëve nga serbët. Daçiç e ka quajtur këtë të fundit një pretendim fals, duke preferuar të kapë disa shofra të vetat:

Figura e armikut/Ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe

Postuar në 25 Korrik, 2016 11:48

Nga hulumtimi i revistave, është konstatuar se narracioni për shqiptarët në masën më të madhe është artikuluar negativisht, ndërsa kompleksi tematiko-motivor do të mund të ndahej në tri tërësi më të vogla: e para-ka të bëjë me paraqitjen e shqiptarëve si ushtarë dhe luftëtarë të angazhuar në anën e turqve, e dyta- me trajtimin e çështjes së autenticitetit të prejardhjes dhe historinë e popullimit shqiptar të Kosovës, Metohisë dhe Maqedonisë deri në fillim të shekullit XX, ndërsa e treta (më e madhja për nga numri i shembujve të gjetur) ka të bëjë me paraqitjen e popullsisë shqiptare nëpërmj

Kaq shumë ngjashmëri me “mikun Aleksandër"...

Postuar në 30 Shtator, 2015 17:52

“Miku im Aleksandër”, pra miku i ri i kryeministrit shqiptar, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, shfaq të njëjtat simptoma në qeverisje. Ndonëse një “lider lokal”, nepotizmi duket se është problem jo i vogël. Portali “tesheshi.com” publikon një letër që përfaqësues të serbëve në Veriun e Kosovës i dërgojnë Aleksandër Vuçiç, përmes së cilës shprehin shqetësimin se nuk janë ekstremistët shqiptarë ata që janë problem, por “Zemuni i ri” që frymëzohet nga Beogradi.

Pages

Subscribe to RSS - serbet