rusia
NATO e gatshme të mbrojë Turqinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga rusët
NATO-ja tha se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend aleat pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri. Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë. Zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende po analizojnë inkursionin rus në hapësirën ajrore të Turqisë pranë Sirisë veriore, ndërsa shefat e mbrojtjes të vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior po takohen në Bruksel ku kriza në Siri dominon rendin e ditës.
Kërkesë edhe nga Iraku për ndërhyrje ruse kundër ISIS. Propozohet krijimi i një komande ruso-siriano-irano-irakiane
Situata në Lindjen e Mesme shkon edhe më tej drejt ndërlikimit. Pas Sirisë, është Irakua që po mendon të kërkojë zyrtarisht ndihmën e Rusisë për goditjen e militantëve të Shtetit Islamik. Këta të fundit kontrollojnë një pjesë të territorit iraken në veri dhe në perëndim dhe para disa muajsh iu afruan edhe Bagdadit. “Ne mund të detyrohemi të kërkojmë nga Rusia të ndërhyjë nga ajri edhe në Irak.
Lëmshi sirian, ShBA, Rusia dhe Irani, aktorët realë që po vendosin
Ndërhyrja ruse në Siri ka acaruar në kulm marrëdhëniet me Perëndimin, që po i përmbahet versionit se avionët rusë nuk po godasin militantët e Shtetit Islamik. Mirëpo ndërkohë që Kremlini ka autorizuar publikimin e videove që provojnë goditjen e ISIS, në dritë kanë dalë incidentet me Turqinë. NATO ka deklaruar se Rusia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe se ajo që ndodhi në Turqi nuk ishte incident. Gjithsesi situata nuk është aq e thjeshtë.
Erdogan: Fushata e Rusisë në Siri, e papranueshme. Rusia po bën një gabim të rëndë
Turqia kundërshton fushatën ajrore të Rusisë në Siri. Presidenti turk. Erdogan, ka deklaruar se mbështetja e Moskës dhe Iranit për Bashar al Assadin është shkaku u terrorit që po përhapet në këtë vend. “Rusia po bën një gabim të rëndë. Hapata e ndërmarra prej saj janë të papranueshme për Turqinë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në aeroportin e Stambollit, pak përpara se të nisej në një vizitë për në Francë.
Mbi spastrimin etnik të muslimanëve të Perandorisë Osmane
Historia është një çështje narrative perceptimi, korniza themelore e të cilës është historia e civilizimit njerëzor. Historianët janë produkt i civilizimeve përkatëse, e kësodore ngjarjet që ata rrëfejnë janë po aq pasqyrim i realiteteve të civilizimit të tyre sa edhe atyre njerëzve historinë e të cilëve ata tregojnë. Kjo ngre çështjen e objektivitetit historik. Kur kanë të bëjnë me civilizime të vdekura – si p.sh. ai Egjiptian ose Minoan – intepretimet e ndryshme të dhëna nga historianët zakonisht nuk shkaktojnë asgjë më shumë se sa thjesht diskutime akademike.
Raportimi i mediave perëndimore: Rusia po godet vetëm opozitën e Assad, jo ISIS
Sulmet ruse në Siri kanë nisur duke faktorizuar ndërhyrjen ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës së rëndë të këtij vendi. Moska zyrtare thotë se qëllimi i ndërhyrjes është goditja e ISIS, por disa raportime nga mediat perëndimore flasin për objektiva të tjerë. Kështu Institute for the Study of Ëar, shkruan se sulmet ruse shkaktuan 33 të vrarë ndër civilë në Talbisah dhe në veri të Homsit.
Para negociatave vendimtare, Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën
Para hapjes së negociatave nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Rusia ka ulur zyrtarisht çmimin e gazit të shitur në Ukrainë. Palët shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje duke mundësuar livrimin e ndërprerë që prej tre muajsh. Në afrim të dimrit, konsumi i gazit nga Ukraina do të rritet, ashtu si dhe në vendet evropiane që i tremben një çrregullimi të furnizimeve të tyre me gaz nëpërmjet territorit ukrainas sepse Kievi disponon aktualisht rezerva të pamjaftueshme.
Rusia do të ndërmarrë sulme ajrore në Siri edhe nëse SHBA refuzon bashkëpunimin
Siria po kthehet në një bombë më efekt aftagjatë për Perëndimin. Një vrimë e zezë ku njësi ushtarake si ISIS kanë hapësirë veprimi për çdo lloj aktiviteti. Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, deklaroi para Komitetit të Forcave të Armatosura në Senat se kriza siriane ka marrë profilin e një Çernobili gjeopolitik, që “sa më gjatë të lejohet të vazhdojë aq më shumë dëm do të shkaktojë”.
Rusia rinis hetimin për ekzekutimin e familjes Romanov
Rusia ka vendosur të rihetojë edhe njëherë çështjen e ekzekutimit të familjes Romanov, e cila drejtonte vendin si monarki deri në vitin 1917. Lajmi është bërë i ditur nga Vladimir Markin, një zëdhënës i Komitetit Hetimor të Rusisë. Deri më sot ka patur një hetim zyrtar në vitin 1993, pas zbulimit të mbetjeve të anëtarëve të familjes mbretërore të Car Nikolla II, por ai u ndërpre për shkak të vdekjes së ekzekutuesve. Ekspertët konkluduan se trupat i përkisnin familjes Romanov, pas krahasimit të tyre me një mostër gjaku të mbetur në një këmishë të veshur nga Nikolla II.
Rusia pozicionon 28 avionë luftarake në Siri, zyrtarët amerikanë: Rrezikojnë paqen
Rusia ka dislokuar 28 avionë luftarakë në Siri, pohuan këtë të hënë zyrtarët amerikanë, duke konfirmuar praninë e trupave në rritjen e pranisë ushtarake të Moskës në kombin e shkatërruar nga lufta.
