Rita Ora Simon Cowell X Factor
Simon Cowell ‘përlyen’ fytyrën e Rita Orës me akullore gjatë X-Factor!
Një konkurent në X-Factor, i quajtur AndyTaylor përpara se të performonte i solli jurisë katër akullore, në mënyrë që të mos diskutonin me njëri-tjetrin kur ai këndonte por ta dëgjonin me vëmendje!
Jo vetëm që nuk e dëgjuan me vëmendjen më të madhe në botë por filluan të luajnë me njëri-tjetrin. Simon Cowell e leu Rita Orën gjithë akullore në fytyrë, ndërkohë që Nick Grimshaw përfundoi me akullore në flokë.