protestat
Ballkani Perëndimor në situatë të destabilizuar
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë paralajmëroi sot se protesta do të rinisin së shpejti me objektiv rrëzimin e qeverisë aktuale me “çdo kusht”. “Do të ketë protestë me metoda që i kemi parë deri më tani, por edhe me metoda të tjera, të cilat nuk i kemi përdorur. Protesta e 9 janarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse do të duhej të ishte goditja përfundimtare ndaj këtyre marrëveshjeve dhe, në anën tjetër, do të niste një proces të ri të të protestuarit kundër kësaj qeverie, të përbërë nga shkelës të Kushtetutës.
Protestat dhe ndeshja me policinë janë palestër e demokracisë
Edhe ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, ka komentuar protestën e sotme e cila sipas tij tonifikon reagimin dhe frymën e protestës. Thotë Hila në profilin e vet: "Ai bunker pas Ministrise se Brendshme eshte simboli i nje periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime por nuk duhet t'ia deshmojme botes. Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty. Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t'ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker.
E-maili Soros-Clinton/Shvarc Shiling, negociatori mes Berishës e Ramës pas 21 janarit
Një ditë më parë u publikua lajmi se George Soros i kishte dërguar një email sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Clinton përmes të cilit kërkonte caktimin e një ndërmjetësi për zgjidhjen e përplasjes mes qeverisë dhe opozitës shqiptare më 21 janar 2011. Lajmi u bë i ditur nga një shkrim në “Washington Post”, ku flitej edhe se Soros kishte propozuar tre emra si ndërmjetës. Sot, portali “Droni.al” jep një version, referuar burimeve të veta.
