pretendentet
Plotësohet edhe dosja e Odiseas: Sipas disa shkencëtarëve heroi mitik i vrau pretendentët më 30 tetor të vitit 1207 p.e.s
Disa shkencëtarë në universitetin e Athinës janë përpjekur që të përcaktojnë me saktësi kohore veprimet dhe ngjarjet e poemave homerike: Iliadës dhe Odieseas. Referuar atyre që përshkruhen në poemë, në lojë kanë hyrë edhe astrofizikanët. Të paktën për ngjarjet poemës “Odisea” ku vepron heroi me të njëjtin emër. “Ne besojmë se historia na shpalos disa ngjarje reale. Odisea arriti në Itaka më 25 tetor 1207 p.e.s. Pesë ditë më vonë një eklips diellor u regjistrua në detin Jon. Në këtë ditë Odisea vrau pretendentët.
